Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin lidhue me tregun e sigurimeve në Shqipëri sa i përket muajit janar 2022.
Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2022 kapën vlerën 1,422 milionë lekë, ndërkohë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 83,798 me një rritje prej 17.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.4%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar 2022 arritën rreth 564 milionë lekë, 18.11% më pak se në periudhën janar 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 44.07% krahasuar me periudhën janar 2021.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar 2022, patën një ulje me 22.93% kundrejt periudhës janar 2021.
SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania e sigurimeve më e madhe, më e besuar tek shqiptarët dhe ajo që ka numrin më të lartë të dëmeve të paguara, çka është edhe detyra kryesore e një kompanie në këtë sektor.
Më poshtë gjeni të dhënat për ndarjen e tregut dhe dëmet e paguara në sigurimet motorike, ato të pasurisë dhe aksidente dhe shëndet ku vihet re qartë dominimi që ka në treg SIGAL UNIQA.
SIGURIMET MOTORIKE
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar 2022 arritën rreth 858 milionë lekë, ose 5.86 % më shumë se në periudhën janar 2021.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar 2022, pati një rritje prej 3.79% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 2.05% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar 2022 pati një rritje prej 22.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 22.2% krahasuar me periudhën janar 2021.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2022, pati një rritje 2.02% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 2.21%.
Ndarja e tregut
Lexo edhe: “Miqësi e mirë, KASKO më lirë”/ Oferta nga SIGAL që nuk duhet humbur
SIGURIMET E PRONËS
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar 2022 siguruan mbi 233 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 58.72%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 29.1% të totalit.
AKSIDENTE DHE SHËNDETI
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar 2022, arritën në rreth 137 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 26.1% në krahasim me periudhën janar 2021.
Lexo edhe: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi