15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA korr suksese të njëpasnjëshme, kryeson bindshëm tregun edhe për muajin...

SIGAL UNIQA korr suksese të njëpasnjëshme, kryeson bindshëm tregun edhe për muajin janar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar të dhënat për muajin janar 2022 përsa i përket tregut të sigurimeve në vendin tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2022 arritën në vlerën 1,422,403 mijë lekë apo e përkthyer në përqindje, 5.16% më pak se në muajin janar të vitit 2021.

“Gjatë Janarit 2022 janë paguar gjithsej 387,460 mijë lekë dëme ose 28.34 % më pak se gjatë Janarit 2021”, njofton ndër të tjera AMF.

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 1,316,420 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 6.33% krahasuar me Janar 2021, ndërsa produktet e Jetës kapin shifrën 105,326 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 11.54% krahasuar me një vit më parë.

Por pavarësisht luhatjeve në treg, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet edhe këtë herë kompania më e besuar nga qytetarët shqiptarë për të gjitha llojet e siguracioneve, duke shënuar rritje të konsiderueshme.

Sakaq, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zbardhur arritjet e shënuara nga SIGAL UNIQA Group Austria përsa i përket tregut të sigurimeve në vend.

  • Në sigurimin e Jetës, zotëron bindshëm tregun me 50.74%.

  • Në sigurimin e Jo Jetës, duke zotëruar me 26.61% të tregut.

  • Në sigurimin e Aksidenteve dhe të Shëndetit, duke zotëruar me 43% të tregut.

  • Në sigurimin e Pronës, duke zotëruar me 37.78% të tregut.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat