14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreOKB: Njerëzimi i rrezikuar nga ndryshimet klimatike

OKB: Njerëzimi i rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Teksa një pjesë e mirë e botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, po përballen me vatra zjarri që kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale, shkencëtarët e OKB, të mbledhur në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pas hulumtimit dhe studimit të më shumë se 14.000 punimeve, në raportin për ndryshimin e klimës, shkencëtarët folën edhe për ndikimin e faktorit njeri në ndryshimet klimatike duke e quajtur një “fakt kokëfortë”.

Një aspekt kryesor i raportit është shkalla e pritshme e rritjes së temperaturës dhe çfarë do të thotë kjo për sigurinë e njerëzimit.

Sipas autorëve, ngrohja prej 1.5 gradë Celsius do të arrihet deri në vitin 2040, sipas gjitha skenarëve të mundshme. Nëse në vitet e ardhshme emetimet e gazrave nuk zvogëlohen, kjo do të ndodhë edhe më herët.

Oqeanet do të vazhdojnë të ngrohen. Akullnajat malore dhe polare do të vazhdojnë të shkrihen për dekada apo shekuj”, tha njëri nga autorët e raportit, profesori Ed Hawkins nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar.

Autorët gjithashtu thanë se nuk mund të përjashtohet mundësia që të ketë një rritje të niveleve të detit për 2 metra deri në fund të këtij shekulli.

Të dhënat kyçe nga raporti

  1. Temperatura globale e sipërfaqes ishte 1.09 gradë Celsius më e lartë në dekadën midis 2011-2020 sesa midis 1850-1900
  2. Pesë vjetët e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850
  3. Rritja e nivelit të detit gati është trefishuar në krahasim me vitet 1901-1971
  4. Është shumë e mundshme që ndikimi njerëzor është shtytësi kryesor i shkrirjes së akullnajave që nga vitet 1990 dhe ulja e sasisë së akullit të detit Arktik.

Nëse tani bashkojmë forcat, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Raporti e bën të qartë se nuk ka kohë për vonesa dhe nuk ka vend për arsyetime“, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Publikimi është bërë ditën e sotme në Gjenevë të Zvicrës dhe vjen tre muaj para se udhëheqësit botërorë të mblidhen në Skoci, për të hartuar një plan të ri për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Samiti po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike, që nga Samiti i Parisit më 2015.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat