9.5 C
Tirana
Monday, December 5, 2022
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreCOVID-19/ Deklarata ‘bombë’ nga OBSH: Kina bëri presion për të hequr teorinë...

COVID-19/ Deklarata ‘bombë’ nga OBSH: Kina bëri presion për të hequr teorinë e rrjedhjes nga laboratori

Peter Ben Embarek, eksperti i OBSH -së për sigurinë ushqimore dhe sëmundjet e kafshëve, i cili udhëhoqi hetimin e organizatës mbi origjinën e koronavirusit të ri, thotë në një dokumentar të ri se kolegët kinezë ndikuan në prezantimin e gjetjeve të ekipit.

Në dokumentarin ‘Misteri i virusit’ që u transmetua ditën e djeshme në televizionin danez Ben Embrak thotë se studiuesit kinezë ishin në kundërshtim të plotë se Wuhan ishte origjina e pandemisë COVID-19.

Ekipi i cili përfshinte ekspertë nga dhjetë vende në mars të këtij viti u shprehen se ishte e jashtëzakonisht e pamundur që virusi të dilte aksidentalisht nga laboratori.

Ata gjithashtu u shprehen se nuk do të investigonin më tej në lidhje me këtë çështje.

Në dokumentarin e ri Embrek shprehet se diskutimi që virusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori , u vendos dy ditë para përfundmit të misionit.

Ai tha se përfundimisht homologu i tij kinez ra dakord të diskutonte këtë teori  “me kusht që ne të mos rekomandonim ndonjë studim specifik për të çuar përpara atë hipotezë.”

Në dokumentar Embrak u pyet nëse përdorimi i frazës ‘jashtëzakonisht i pamundur’ nga raporti ishte kërkuar nga studiuesit kinezë.

Ben Embarek tha: “ishte kategoria që ne zgjodhëm për ta vendosur në fund, po.”

Ai shtoi se një mundësi ishte që një punonjës i laboratorit mund të kishte sjellë aksidentalisht virusin në Wuhan pasi kishte mbledhur mostra në terren.

“Një punonjës i laboratorit u infektua në terren gjatë mbledhjes së mostrave në një shpellë lakuriqësh natyre-një skenar i tillë i përket si hipotezës së rrjedhjes së laboratorit ashtu edhe hipotezës sonë të parë të infektimit të drejtpërdrejtë nga lakuriqi te njeriu. Ne e kemi parë atë hipotezë si një hipotezë të mundshme”, tha Ben Embarek.

Ai gjithashtu sugjeroi në komentet gjatë intervistës se mund të kishte “gabim njerëzor”, megjithëse sistemi politik kinez nuk i lejon autoritetet ta pranojnë këtë.

“Ndoshta do të thotë se ka një gabim njerëzor pas një ngjarjeje të tillë dhe ata nuk janë shumë të lumtur ta pranojnë këtë,” tha Ben Embarek, raportoi kanali danez TV2 në faqen e tij të internetit.

“I gjithë sistemi përqendrohet shumë në të qenit i pagabueshëm dhe gjithçka duhet të jetë e përsosur,” shtoi ai.  “Dikush mund të dëshirojë të fshehë diçka. Kush e di?”

Por Kina refuzon kërkesat dhe pretendimet se ka mbështetur përpjekjet “shkencore” dhe jo “politike” për të gjetur se si filloi virusi. “Ne kundërshtojmë gjurmimin politik – tha zëvendësministri i Jashtëm Ma Zhaoxu , ne kemi braktisur raportin e përbashkët” të botuar pasi një ekip ekspertësh të OBSH vizituan Whuan në janar.

Për të vazhduar analizën, OBSH kërkon nga të gjitha qeveritë që të “depolitizojnë situatën dhe të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet mbi origjinën e virusit dhe, mbi të gjitha, për të punuar së bashku për të zhvilluar një kuadër të përbashkët për patogjenët e ardhshëm të potencialit pandemik ”, në praktikë variantet. Kërkimi për origjinën “e çdo patogjeni të ri është një proces i vështirë, i cili bazohet në shkencë dhe kërkon bashkëpunim, përkushtim dhe kohë”.

 

Burimi: https://www.washingtonpost.com/world/2021/08/12/who-origins-embarek/

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat