13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTirana dhe Durrësi, dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv/10...

Tirana dhe Durrësi, dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv/10 qarqet e tjera vijojnë “tkurrjen”

Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e “Vjetarit Rajonal Statistikor” për të nxjerrë në pah shifrat e migracionit të brendshëm sipas qarqeve gjatë vitit 2020.

Të dhënat tregojnë se vetëm Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar migrim të brendshëm pozitiv.

Në Tiranë janë regjistruar 6,112 të ardhur më shumë se të larguar, ndërsa në Durrës janë regjistruar 2,499 të tillë. Të gjitha qarqet e tjera shihet të kenë migracion të brendshëm neto negativ përgjatë 2020-ës.

Qarqet në të cilat vërehet numri më i madh i të larguarve sesa të ardhurve, janë Dibra, me 1,845 të larguar më shumë sesa të ardhur dhe Elbasani, me 1,289. Nëse do ta krahasonim këtë tregues me vitin pararendës, shohim se përveç Tiranës dhe Durrësit, gjatë vitit 2019-të, edhe Vlora kishte një migrim të brendshëm pozitiv, me 56 persona të ardhur më shumë se të larguar.

Gjatë vitit 2020, qarku i Vlorës, edhe pse me diferenca të vogla, ka regjistruar një koeficient bruto të migrimit të brendshëm negativ.

Sa i përket qarqeve me migracion të brendshëm neto negativ më të lartë se të tjerët, shohim se situata nuk ka ndryshuar. Gjatë vitit 2019-të, janë po Elbasani dhe Dibra qarqet me numrin më të lartë të larguarve.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar gjithashtu dhe koeficientin bruto të migrimit të brendshëm, për vitin 2020. Durrësi dhe Tirana janë qarqet e vetme me një koeficient bruto të migrimit të brendshëm pozitiv, përkatësisht me një shtesë prej 8,4 persona për 1,000 banorë për Durrësin dhe 6,7 për 1,000 banorë për Tiranën. Nga ana tjetër qarqe si Dibra apo Kukësi kanë nivelet më të ulëta të koeficientit bruto të migracionit të brendshëm neto, përkatësisht me -16,1 dhe -11,7 persona për 1,000 banorë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat