Në disa shtete evropiane kanë nisur të lehtësohen masat kufizuese kundër COVID, duke iu rikthyer me ngadalë normalitetit të para pandemisë.
Në Suedi, për të qenë pjesë e eventeve publike nuk është e detyrueshme të kesh një certifikatë COVID, nga e mërkura.
Edhe në transport publik nuk është e nevojshme të mbahet një maskë.
Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 23:00.
“Pandemia nuk ka përfunduar, por po hyjmë në një fazë të re pasi studimet kanë treguar se Omicron është më pak i ashpër”, u shpreh kryeministrja Andersson.
Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë
Më shumë se 83% e popullsisë mbi 12 vjeç në Suedi janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës kundër COVID, dhe 50% kanë marrë edhe dozën e tretë.
Në fund të marsit në Suedi pritet të marrin fund edhe kufizimet e udhëtimit.
Edhe në ambientet publike në Spanjë, Itali dhe Francë nuk është më e detyrueshme të mbahet maskë. Ato do të përdoren vetëm në ambientet e mbipopulluara dhe në ambientet publike të mbyllura.
Nga 1 marsi Italia synon të rrisë numrin e pjesëmarrjes në stadiume. Në 31 mars në atë shtet përfundon gjendja e emergjencës për shkak të COVID.
Ndërsa Danimarka u bë shteti i parë evropian që hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë, ku autoritetet bënë me dije se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me virusin.
Lexo edhe: Ja kur e heq Italia detyrimin për maskat