18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEvropa lehtëson masat kundër pandemisë

Evropa lehtëson masat kundër pandemisë

Në disa shtete evropiane kanë nisur të lehtësohen masat kufizuese kundër COVID, duke iu rikthyer me ngadalë normalitetit të para pandemisë.

Në Suedi, për të qenë pjesë e eventeve publike nuk është e detyrueshme të kesh një certifikatë COVID, nga e mërkura.

Edhe në transport publik nuk është e nevojshme të mbahet një maskë.

Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 23:00.

Pandemia nuk ka përfunduar, por po hyjmë në një fazë të re pasi studimet kanë treguar se Omicron është më pak i ashpër”, u shpreh kryeministrja Andersson.

Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë

Më shumë se 83% e popullsisë mbi 12 vjeç në Suedi janë të vaksinuar me 2 doza të vaksinës kundër COVID, dhe 50% kanë marrë edhe dozën e tretë.

Në fund të marsit në Suedi pritet të marrin fund edhe kufizimet e udhëtimit.

Edhe në ambientet publike në Spanjë, Itali dhe Francë nuk është më e detyrueshme të mbahet maskë. Ato do të përdoren vetëm në ambientet e mbipopulluara dhe në ambientet publike të mbyllura.

Nga 1 marsi Italia synon të rrisë numrin e pjesëmarrjes në stadiume. Në 31 mars në atë shtet përfundon gjendja e emergjencës për shkak të COVID.

Ndërsa Danimarka u bë shteti i parë evropian që hoqi të gjitha kufizimet kundër pandemisë, ku autoritetet bënë me dije se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me virusin.

Lexo edheJa kur e heq Italia detyrimin për maskat

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat