-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGratë shtatzëna me Covid më të rrezikuara nga komplikacionet serioze

Gratë shtatzëna me Covid më të rrezikuara nga komplikacionet serioze

Një studim i ri amerikan thekson rëndësinë e vaksinimit tek gratë shtatzëna. Nga të dhënat e studimit rezulto se gratë shtatzëna janë 40 % më të rrezikuara dhe kanë mundësinë e shfaqjes së komplikacioneve serioze.

Përveç komplikimeve të shtatzënisë, tashmë dihet se gratë shtatzëna janë në rrezik për simptoma më serioze të vetë Covid-19 nëse infektohen.

Studiuesit, të udhëhequr nga Tory Metz, një profesor i asociuar i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Utah analizuan të dhënat për 14,104 gra të pranuara në 17 qendra mjekësore amerikane, nga të cilat 2 350 ishin në pritje të një fëmije.

Ndërkaq më shumë se 13% e tyre kishin komplikime krahasuar me 9% të atyre që nuk kishin koronavirus, ndërsa të gjitha vdekjet e nënave (në total pesë) ndodhën tek gratë shtatzëna me koronavirus.

Krahasuar me ato me simptoma të lehta ose aspak të Covid-19, gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të infeksionit kishin tre herë më shumë gjasa (26% kundrejt 9%) për të zhvilluar komplikime serioze të shtatzënisë, si eklampsia, hipertensioni i rëndë, gjakderdhja. , insuficiencë renale, dëmtim i organeve, etj.

Sipas studimit gratë shtatzëna me simptoma të moderuara deri në të rënda të Covid-19 kishin edhe më shumë gjasa (45% kundrejt 32%) të lindnin me prerje cezariane, gjë që nuk ishte rasti për ato asimptomatike me koronavirus dhe ato me simptoma të lehta.

Infeksioni me koronavirus gjithashtu rriti ndjeshëm rrezikun e lindjes së parakohshme dhe pranimit në njësinë e kujdesit intensiv, si dhe abortit ose lindjes së vdekur. Gratë shtatzëna obeze (me indeks të masës trupore mbi 30) ishin në rrezikun më të lartë nëse infektoheshin me koronavirus.

Studiuesit arritën në përfundimin se ashpërsia e simptomave të Covid-19 është një tregues kyç për parashikimin e një rreziku në rritje të komplikimeve gjatë shtatzënisë.

Studimi zbuloi gjithashtu se vetëm një në 100 foshnja (1.2%) u diagnostikua me koronavirus pas lindjes dhe deri sa u larguan nga materniteti.

Në një periudhë kur frika për shëndetin u shtua, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group Austria hodhi në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: TeleShëndet.

TeleShëndet është një aplikacion i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur rradhën nëpër spitale dhe frikën e infektimit si dhe duke evituar edhe shpenzimet monetare.

Por së fundmi, SIGAL UNIQA Group Austria zgjeron rrjetin e saj të bashkëpunimit.

Çdo njeri që blen Teleshëndet në SIGAL UNIQA, do të ketë këto përfitime në Klinikën Private “MultiMedical Center” në Tiranë, ku përfshihet edhe ndjekja e shtatzanisë.

Lexo edheZgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat