16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve...

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi

Në botimin e fundit të Institutit të Statistikave, “Vjetari Rajonal Statistikor 2021”, paraqiten të dhëna mbi shumë tregues, ku ndër të tjera dhe të dhëna mbi shpërndarjen e familjeve sipas sipërfaqes së përdorur për banim.

Në vitin 2020, 51,6% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 deri në 90 metra katror.

Krahasuar me vitin 2019-të, ky tregues ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Gjatë vitit 2020, të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës, ka përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51 deri në 90 metra katror , me 74.1%.

Nga ana tjetër, qarku që ka përqindjen më të vogël të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave fillon nga 51-90 metra katror është Lezha, me 46.3%.

Po sa përqind e familjeve jetojnë në banesa me sipërfaqë më pak se 50 metra katror?

Janë 6.2% e familjeve në Shqipëri, të cilat jetojnë ngushtë, pra në banesa sipërfaqja e të cilave është më pak se 50 metra kator. Qarku i cili regjistron dhe përqindjen më të lartë të familjeve që jetojnë në një hapërsirë të ngushtë prej 50 metrash katror, është qarku i Korçës, me 14.1%.

Ndjek qarku i Shkodrës dhe i Beratit, me 10.3% dhe 9.5% përkatësisht. Ndërkohë qarku i Elbasanit ka përqindjen më të ulët të këtij treguesi, krahasuar me 11 qarqet e tjera, me 3.2%.

Lezha regjistron përqindjen më të lartë të familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave është mbi 130 metra katror, me 9.4%. Berati, ndryshe nga Lezha, është një qark ku familjeve i mungon luksi për të jetuar në një sipërfaqe të gjerë, pra mbi 130 metra katror. Ky është dhe qarku i cili ka përqindjen më të ulët të familjeve që jetojnë mbi 130 metra katror, me 1.5%.

Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91 deri në 130 metra katror, renditen në vendin e dytë për sa i përket përqëndrimit të familjeve që jetojnë në to, me 35,8%. Shifrat tregojnë se gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve në banesa të tilla.

Në qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve, që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130 metra katror, me rreth 40%.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

/SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat