10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimi i naftës, ekspertët: Duhen rishikuar taksat. Ndikim edhe te çmimet e...

Çmimi i naftës, ekspertët: Duhen rishikuar taksat. Ndikim edhe te çmimet e produkteve të tjera

Prej disa dit֝ësh çmimi i naftës vijon të jetë në kufijtë e rreth 200 Lekë për litër.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin me zhvillimet gjeopolitike të jashtme, por dhe faktorët e brendshëm, siç është akciza e naftës.

“Zhvillimet në tregun ndërkombëtar janë ndikua mjaft edhe nga zhvillimet gjeopolitike dhe mendoj që në këtë rast kanë qenë zhvillimet e pritshme që po ndodhin në konfliktet shumë të acaruara. Faktorët e brendshëm kanë luajtur një rol shumë të madh. Nga ky vit, akciza që aplikohet mbi naftën do të indeksohet me inflacionin. Inflacioni i muajit Dhjetor rezultoi me 3.7%, çka do të thtotë që barra fiskale do të ndihet akoma më fort”.

Sipas ekspertit Selami Xhepa, rritja e çmimit të naftës do ndikojë direkt edhe te çmimet e produkteve të tjera.

“Nafta dhe energjia janë komponentë themelorë në prodhimin e çdo produkti, pavarësisht nga sektori. Rritja e kostove të prodhimit të këtij produkti do shkaktojë një efekt zinxhir në sektorët e ekonomisë”.

Ndërhyrja dhe rishikimi i taksave do të ishte i duhuri për të mbajtur nën kontroll çmimet, nënvizojnë specialistët e ekonomisë.

“Në formimin e çmimit, taksat kanë një barrë mjaft të madhe dhe heqja e tyre do të çonte në reduktimin e çmimeve të këtyre produkteve. Këto janë masat emergjente që mendoj se duhen marrë me seriozitet. Shqipëria duhet të mendojë politikat e zhvillimit kombëtar ku të paktën nafta e brendshme mund të arrijë në shkallë më të lartë dhe të prodhohet në sektorë të rëndësishëm”.

Përpos rritjes së çmimeve në vendin tonë të naftës, benzinës dhe gazit, e njëjta situatë po reflektohet dhe në vendet e rajonit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat