14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen fatalitetet në vendin e punës, sektorët më të prekur. Ç'ofron Sigurimi...

Shtohen fatalitetet në vendin e punës, sektorët më të prekur. Ç’ofron Sigurimi nga Aksidentet

Kushtet e sigurisë në punë as në vitin 2021 nuk janë përmirësuar.

Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror i Punës na bëjnë me dije se viti që lame pas kishte të njëjtin numër aksidentesh sa në 2020-ën.

Mesatarisht në një muaj gjatë 2021-shit janë aksidentuar 15 punëtorë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.

Rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullores së sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike janë shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, aksidentet me pasojë vdekje gjatë 2021-shit kanë ndodhur më së shumti në aktivitetin elektricitet-gaz, ujë.

Nga 32 viktima në total, 8 janë shkaktuar vetëm në këtë sektor. Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten ende më të rrezikuarit në vendin e punës.

Në gjashtë vitet e fundit, nga 163 punonjës të aksidentuar me vdekje në total, gjysma rezultojnë nga sektori i ndërtimit dhe minierave.

Lexo edhe: Plagosen 2 punëtorë në Sarandë, ja pse ju duhet Sigurimi i punonjësve nga aksidentet

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit e afërt, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi i aksidenteve do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete
  • Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

NDARJA E TREGUT/ SIGAL UNIQA, KOMPANIA QË PAGUAN MË SHUMË DËME

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), sa i përket Sigurimit nga Aksidentet dhe Shëndeti, gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit më e besueshme tek shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme, rreth 49%.

Nga 8 kompani që operojnë në Shqipëri, asnjë prej tyre nuk ka paguar dëmshpërblime tek klientët e saj sa SIGAL UNIQA.

Burimi: AMF

Mendo për të ardhmen. Shmang të papriturat me Sigurimin në SIGAL UNIQA…

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

Lexo edhe: Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat