15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreTeknologjiTENDENCAT E REJA TEKNOLOGJIKE QË DO TË NDRYSHOJNË MËNYRËN SE SI NE...

TENDENCAT E REJA TEKNOLOGJIKE QË DO TË NDRYSHOJNË MËNYRËN SE SI NE PUNOJMË

Gjatë këtyre kohëve të vështira dhe lajmeve të këqia, ka disa avantazhe pozitive lidhur me tendencat teknologjkike dhe se si do ta formësojnë ato të ardhmen dhe specifikisht të ardhmen e punës. Teknologjia dhe inovacionet e reja po përshpejtohen  dhe këto do të kenë ndikime pozitive në të gjitha gjërat e lidhura me punën, punonjësit dhe vendin e punës. 

Thënia e famshme, “Jetofshi në kohëra interesante,” në fakt, nuk është urimi që supozohet që ajo të ketë. Por ne nuk mund të argumentojmë me faktin se kohët e qeta nuk na çojnë detyrimisht në përparime, apo në ndryshime të mëdha. Këto janë kohë për ndryshime të tilla. Tashmë po vijnë një sërë ndryshime teknologjike. Por çfarë do të ketë më shumë rëndësi lidhur me përmbajtjen e punës, vendet ku ne punojmë, si do të punojmë ne me të tjerët dhe aftësitë e reja që do të na nevojiten? Më poshtë do të gjeni perspektivat e ekspertëve.

Ndryshime ndaj përmbajtjes së punës sonë

Puna do të jetë më pak rutinë. Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë përmbajtjen e punës. Në vend të Inteligjencës Artificiale, mendojeni Inteligjencën Artificiale si një inteligjencë të zmadhuar. Inteligjenca Artificiale do të bëjë çdo gjë, duke filluar nga asistimi i doktorëve me diagnozat deri tek ndihma me të gjitha llojet e punonjësve në vendimmarrje. Robotët do të punojnë krahë për krahë me njerëzit në zyrë dhe do të marrin përsipër role të tilla si recepsionistët, mikëpirtësit, pastruesit dhe sigurinë. Për më tepër, asistentët dixhital personal mund të ndihmojnë me çdo gjë, nga menaxhimi i listës së detyrave deri tek planifikimi i takimeve. Inteligjenca Artificiale do të bëjë më shumë punë rutinë dhe njerëzit do të kryejnë më shumë funksione të një niveli më të lartë. Të gjithë këto do të ndryshojnë përfundimisht mënyrën se si ne krijojmë vlerë.

Gjërat do të jenë më të sigurta. Të dhënat biometrike (mendoni: njohja e gjurmëve të gishtërinjve) dhe teknologjia ‘blockchain’ do të garantojnë sigurinë dhe personalizimin. Kjo do të prekë gjëra si lidhjet në rrjet, aplikacionet ‘cloud’ dhe preferencat personale të kompjuterizimit.

Ndryshimeve ndaj vendeve tona të punës

Hapësirat tona do t’i shërbejnë nevojave tona. Specifikisht, Interneti i Gjërave (Internet of Things) do të lidhi sisteme të shumëfishta brenda një zyre dhe do të krijojë më shumë vlerë për përdoruesin. Nga konsumimi më efiçient i energjisë deri tek përdorimi më efiçient i hapësirës, hapësirat e zgjuara do të optimizojnë zyrat për njerëzit që do t’i përdorin ato, duke iu përshtatur preferencave të personit që punon. Në vend të pasjes së një tastiere, mauzi dhe laptopi, mund të kemi një pajisje “që do t’i kryejë të gjitha këto”. Specifikisht, tryeza e punës së të ardhmes mund të ketë vetëm një ekran, duke qenë se pajisjet tona celulare do të kryejnë të gjitha funksionet kompjuterike të aksesimit të të dhënave, aplikacioneve dhe të funksionalitetit që do të gjenden në ‘cloud’.

Ndryshime në mënyrën se si ne punojmë me të tjerët

Komunikimi ynë do të fuqizohet. Kompjuterat dhe robotët do të merren me përpunimin natyral të gjuhës, që do të thotë, do të njohin dhe përkthejnë gjuhën tonë, duke rritur aftësinë tonë për të komunikuar me efektivitet përtej barrierave tradicionale. Kjo do të sigurojë komunikimin mbi aplikacione me vlerë kritike të tilla si kontratat, angazhimin e klientëve dhe marketingun ndërkombëtar.

Prania jonë do të zgjerohet. Realiteti Virtual do të na falë përvoja të pasura, bashkëpunuese në më shumë vende, më shpesh. Instrumentet dixhitale të tilla si Realiteti Virtual do të zëvendësojë mjediset fizike dhe do të reduktojë nevojën për praninë fizike në takime. Realiteti Virtual krijon përvoja zhytëse dhe bashkëpunuese të cilat mund të forcojnë empatinë dhe lidhjet tona. Ai krijon një hapësirë të sigurt për të ndërmarrë risqe, për të ndërvepruar dhe mësuar.

Ndryshime në aftësitë që do të na nevojiten

Do të kërkohet përshkallëzimi i aftësive. Është e pamundur që të konsiderojmë teknologjinë dhe efektet e tij mbi të ardhmen e punës pa bërë njerëzit pyetjen nëse vendet e tyre të punës do të zhduken. Njerëzit janë shqetësuar për teknologjinë që do të zëvendësojë njerëzit që në vitete 1950. Vëndet e punës do të ndryshojnë shumë dhe asnjë vend pune nuk do të jetë më njësoj. Përshkallëzimi i aftësive sigurisht që do të jetë i domosdoshëm. Ri-trajnimi dhe përshkallëzimi i aftësive do të jetë thelbësore për mbajtjen e të dyve, të punonjëse dhe të punëdhënësve që të kenë mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndërtuar kapacitetet e tyre. Kjo është, sigurisht, veçanërisht e vërtetë gjatë pandemisë. Një studim ka gjetur se ne do të kemi deri në 200 miliard kohë shtesë për të shpenzuar në trajnimin tonë për shkak të liridaljeve dhe reduktimit të orëve të punës.

Do të shfaqen profesione të reja. Ne do të kemi nevojë për aftësi të reja lidhur me të menduarin (për të fuqizuar ndërverprimin njeri-makineri) dhe të dhënat shkencore (për të interpretuar sasinë e jashtëzakonshme të informacionit ndaj të cilit ne do të kemi akses). Kërkesat e aftësive do të bëhen më teknike. Kjo quhet “jakat e reja” për të bërë dallimin ndërmjet jakave të bardha dhe jakave blu.

Ajo që do të bëjë dallimin do të jetë empatia njerëzore. Por a do të jenë në gjendje makineritë që ta bëjën një gjë të tillë? Jo, ne mund të tregojmë empati në mënyra të tilla që makineritë nuk mund ta bëjnë dhe ne mund të punojmë me nuanca të tilla komunikimi dhe lidhjeje njerëzore siç robotët nuk do të jenë kurrë në gjendje që ta bëjnë. Inteligjenca nuk është unike për njerëzit dhe makineritë janë sisteme të bazuara tek logjika, por emocionet janë unike, dhe është e pamundur që makineritë të trajnohen për të qenë empatikë, të paktën ende jo. Ne do të kemi nevojë për evolimin e një grupi aftësish ndërpersonale teksa do të ndërveprojmë gjithnjë edhe më shumë në distancë. Ne do të kemi nevojë për aftësi më të mëdha në leximin e ideve të të tjerëve dhe të emocioneve të tyre nëpërmjet videove po ashtu, dhe ne do të kemi nevojë për aftësi më të thelluara lidhur me komunikimin e këndvështrimeve tona në distancë. Mundësia jonë është zgjerimi i aftësive tona në bashkërendim me makineritë dhe fuqizimin e aftësive tona për t’u lidhur me të tjerët. Në fund të fundi, kjo është ajo që ne kemi për të ofruar dhe që na dallon si qenie njerëzore dhe që është diçka që nuk mund të zëvendësohet.

E ardhmja është e shkëlqyer. Instrumentet e reja dixhitale dhe teknologjike do të fuqizojnë zgjuarsinë, krijmtarinë, produktivitetin, bashkëpunimin dhe lidershipin njerëzor dhe shumë më shumë.

Gjërat po ndryshojnë, dhe përshpejtimi i inovacionit po ndodh me shpejtësi marramendëse. Ajo do të prekë çdo gjë duke përfshirë përmbajtjen e punës, ku punojmë, si punojmë me të tjerët dhe afësitë që do të na nevojiten për të mbijetuar. Por ne kemi gjithashtu shumë çka për të pritur gjithashtu. Më shumë efiçiencë, rritje të efektivitett dhe një përvojë më të madhe pune të re që sigurisht do të jetë shumë përmbushëse.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat