14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreTeknologjiDIXHITALIZIMI NË SEKTORIN E (RI) SIGURIMIT - SFIDAT KYÇE

DIXHITALIZIMI NË SEKTORIN E (RI) SIGURIMIT – SFIDAT KYÇE

Industria e (ri)sigurimit, si me shumë industri, po transformon praninë e vet dixhitale. Kjo prani është furnizuar nga tre faktorë kyç:

  1. Zhvillimet teknologjike kanë lehtësuar gjerësisht lëvizjen shumë më larg proceseve tradicionale të cilat më parë kanë qenë ‘norma’ në industri.
  2. Këto zhvillime teknologjike kanë krijuar një efiçiencë e cila përndryshe nuk do të kishte ekzistuar.
  3. Sjellja e konsumatorëve po anon drejt pritshmërisë sipas së cilës (ri)siguruesit do ta përqafojnë dixhitalizimin.

Këta faktorë kanë kontribuar në përmirësimin e dixhitalizimit për (ri)siguruesit dhe ndërmjetësit dhe kanë bërë që organizma të tillë si Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale të kërkojnë ‘inpute’ konkrete nga operatorët e industrisë mbi risqet dhe mundësitë që do të paraqiten si rezultat i dixhitalizimit të përmirësuar.

Sfidat
Fragmentarizimi

Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale ka prodhuar një dokument diskutimi i cili konsideron impaktin e dixhitalizimit në sektorin e (ri)sigurimit. Në këtë dokument, Autoriteti sugjeron se, dixhitalizimi do të bëjë që shumë (ri)sigurues dhe ndërmjetës do t’i nënkontraktojnë disa aspekte të operacioneve të tyre nga palët e treta. Sigurisht, blerja e shërbimeve nga jashtë nuk është një koncept i ri në industri dhe tashmë bankat janë të familjarizuara me të. Megjithatë, ky kompleksitet është më i madh në rastin e (ri)siguruesve/ndërmjetësve që do të varen nga teknologjia e palëve të treta për kryerjen e funksioneve të tilla si një pjesë e bërthamës së disa risqeve operacionale do t’i kalojnë palëve të treta.

(Ri)siguruesit/ndërmjetësit do të duhet të të punojnë me palët e treta të cilat ofrojnë shërbime teknologjike për t’u siguruar që risqet të mbikëqyren në mënyrë të përshtatshme dhe të mbrohen nga (ri)siguruesit/ndërmjetësit. Firma të tilla do të kenë gjithashtu nevojë që të jenë në përputhje me detyrimet rregullatore përkatëse. Firmat teknologjkike (qofshin ato shërbimet financiare teknologjike, siguruesit teknologjik ose BigTech – kompanitë e mëdha teknologjike) nuk ka gjasa që të jenë (në pjesën e tyre më të madhe) entitete të autorizuara për qëllimet e Aftësisë Paguese II ose Direktivën e Shpërndarjes së Sigurimeve, kështu (ri)siguruesit/ndërmjetësit duhet të jenë të vetëdijshëm që bërthama e operacioneve të tyre mund të transferohet jashtë entitetit të autorizuar tërësisht ose do të kërkohet ndërhyrja e Bankave Qëndrore përkatëse.

Sektori po shikon një vlerë zinxhiri edhe më komplekse, p.sh., produktet e sigurimit po lidhen me produkte të tjera të cilat po ofrohen në rrugë dixhitale. Kjo mund ta bëjë më të vështirë për (ri)siguruesit për të ruajtur një mbikëqyrje dhe kontroll më efektiv. Kjo lidhje e produkteve me palë të treta, ngre gjithashtu pyetjen, ‘a është shkelur perimetri i rregullatorit?’.

Rritja e dixhitalizimit (si rezultat i lidhjes ose i shitësve të dorës së tretë) i ndan edhe më tej konsumatorët nga siguruesit e tyre. Me këtë marrëdhënie të largët konsumator-sigurues që po kthehet në një normë të re, siguruesve do t’u kërkohet që të zbatojnë protokolle privatësie lidhur me të dhënat të cilat jduhet të jenë të përshtatshme për mbrojtjen e konsumatorëve.

Një nga risqet kryesore ngrihet për shkak të ndryshimit të procesit të marrjes në sigurim. Dixhitalizimi i plotë dhe automatizimi i policave të sigurimit mund të rezultojë në kontraktimin e jashtëm aksidental të proceseve të vlerësimit të riskut. Siguruest do të duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të zbatojnë procese për t’iu përgjigjur çdo kontraktori potencial të jashtëm të paautorizuar të këtij procesi. Qoftë nëse produkti ofrohet drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet aplikacioneve të një pale të tretë, (ri)siguruesit duhet të jenë të sigurt për ruajtjen e një kontrolli dhe mbikëqyrjeje efektive të procesit të vlerësimit të riskut.

Autoriteti Evropain i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale ka rekomanduar që mbikëqyrësit të përcaktojnë veprimet proporcionale për të përftuar këndvështrimin e palëve të përfshira në vlerën e zinxhirit me rritjen e tij të mëtejshme. Më tej është sugjeruar se, raportimi i Aftësisë Paguese II mund të mos jetë i përshtatshëm lidhur me këtë dhe si e tillë (ri)siguruesit do të duhet të angazhohen me Bankat Qëndrore përkatëse me qëllim ruajtjen e mbikëqyrjes së nevojshme.

Risqet e mbrojtjes së të dhënave

Historikisht, siguruesit mbledhin informacion nga të siguruarit nëpërmjet pyetësorëve që përmbajnë pyetje të targetuara. Me shtimin e teknologjive, kompanitë e sigurimit po mbledhin detaje të grimcuara dhe të përditësuara  mbi palët e siguruara. Për të dhënë një shembull, një tendecë në zhvillim në industrinë e sigurimit të shëndetit është mbledhja e të dhënave duke përdorur “teknologjinë që ne mund ta veshim (si p.sh., byzylykët e duarve)”. Më pas kjo teknologji ia kalon informacionin siguruesve të cilët tani i kanë të dyja përfitimin dhe peshën e mbajtjes së më shumë të dhënave sesa do të bënin nëpërmjet sigurimit tradicional të shëndetit.

Ndërsa “avantazhet” janë të dukshme për industrinë, ka gjithashtu edhe disa sfida për siguruesit lidhur me këto zhvillime, të cilat janë:

  1. Si do të sigurohen ata që informacioni të ruhet në mënyrë të sigurt?
  2. Ata duhet të sigurohen që të marrin lejen për ruajten e të dhënave të konsumatorëve.
  3. Ata duhet të gjejnë mënyra për ta përdorur këtë informacion për të krijuar vlerë për konsumatorët.
  4. Ata duhet të jenë në pajtueshmëri me Politikat e Ruajtjes së të Dhënave dhe pastrimin e të dhënave nga sistemi.

(Ri)siguruesit / ndërmjetësit duhet të sigurohen që, në këtë epokë të re të dixhitalizimit, ata duhet të kenë procedura të përditësuara mbi privatësinë e të dhënave në fuqi për të identifikuar, përgjigjur dhe raportuar çdo shkelje që ndodh. Për më tepër, firmat do të duhet të investojnë burime të vlefshme për pastrimin e të dhënave (që kërkon kohë dhe para). Grupet shumëkombëshe të (ri)siguruesve po punojnë në një botë regjimesh rregullatore divergjente (në ndryshim).

Rregullimi

Ndërkohë që më shumë polica sigurimi të personalizuara me shumë gjasa do të kthehen në normën e re, siguruesit do të duhet që të sigurohen ende që operacionet e tyre të kryhen në përputhje me parimet rregullatore të vendosura.

Rregullorja e BE-së për Produktet e Shitjeve me Pakicë dhe të Sigurimit parashikon që siguruesit janë të detyruar t’i ofrojnë të siguruarve të tyre informacione dhe polica të standardizuara. Në një mjedis gjithnjë edhe më të personalizuar, informacioni kyç i ofruar të siguruarve duhet të mbetet i krahasueshëm dhe kjo do të jetë një sfidë që siguruesit dhe ndërmjetësit duhet ta kapërcejnë.

Rregulloret e Komunitetit Evropian (Marketingu në Distancë i Shërbimeve Financiare për Konsumatorët) parashtron ndalimin me ligj lidhur me komunikimet e dhëna. Siguruesit/ndërmjetësit do të duhet të sigurohen që, megjithëse mbledhja e një sasie shumë të madhe të dhënash të personalizuara, nuk është i lejueshëm përdorimi i këtyre të dhënave për targetimin e të siguruarve me produkte të reja pavarësisht sesa të zbatueshme mund të jenë këto produkte për ta. Shkelja e këtij detyrimi është një shkelje penale.

Është e rëndësishme të mbajmë në mendje se (ri)siguruesit nuk duhet të kenë frikë nga dixhitalizimi. Në pjesën 2 të këtij artikulli ne do të marrim në konsideratë disa nga mundësitë kyçe që po zhvillohen në industrinë e (ri)sigurimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat