Ditën e sotme, pranë ambjenteve të universitetit “Aleksander Moisiu” në qytetin e Durresit, është zhvilluar një workshop me administratoren e Institutit të Inxhinierisë Financiare për Banka dhe Sigurime, IFIBI, znj.Irma Shkrepa.
Ky workshop kishte si qëllim rritjet profesionale të studentëve dhe kapaciteteve në këtë universitet si dhe njohjen e të rinjve me produktet e sigurimit.
Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi në Europë.
Megjithëse tregu i është kthyer tendencës normale të rritjes, me ritmet e para pandemisë, sërish Shqipëria ka një ndër tregjet e sigurimeve më të vegjël në Europë, me rreth 55 euro prime sigurimi për frymë në vit.
Dhe kjo ka disa arsye:
- Mungesa e kulturës dhe informacionit si pasojë e mungesës së edukimit me sektorin financiar.
- Mentaliteti dhe niveli kulturor sipas të cilit shteti është përgjegjës dhe duhet të rimbursojë çdo dëm të ndodhur.
- Media ka pak informacion mbi sigurimet dhe ato pak informacione janë vetëm për sigurimet e detyrueshme.
Për këto arsye dhe jo vetëm, prezantimi tek të rinjtë i produkteve të sigurimit është një nismë që duhet përkrahur dhe përhapur edhe në universitete të tjera dhe jo vetëm.