17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKalimi i kufirit, shtetet fqinje lehtësojnë masat anti-COVID

Kalimi i kufirit, shtetet fqinje lehtësojnë masat anti-COVID

Nga e shtuna është më e lehtë të udhëtohet drejt Kosovës pasi Qeveria hoqi detyrimin për tre doza të vaksinës për të kaluar kufirin.

Nga rregullat e reja për të hyrë në Kosovë përjashtohen personat që hyjnë në vend përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen brenda 3 orësh me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohen brenda këtij orari dhe dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja.

Lexo edhe: Rekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira

Lexo edhe: Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim, ne kujdesemi për ju edhe përtej kufijve të Shqipërisë

Nisur nga 7 shkurti lehtësohen masat edhe për të shkuar në Greqi.

Për të hyrë në shtetin fqinj, në aeroporte dhe pika kufitare mjafton të keni një certifikatë vaksinimi, nuk do t’ju kërkohet shtese një test negativ.

Ndërsa Italia i shtyn masat aktuale deri më 31 mars 2022.

Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezidentë në Itali mund të udhëtojnë në shtetin fqinj vetëm për nevoja pune, urgjence, motive shëndetësore apo studimi.

Gjatë udhëtimit ata duhet të kenë test negativ dhe të vetëkarantiohohen 10 ditë në Itali.

Lexo edheKartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat