11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet...

Rekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira

Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive sipas testimeve për Covid-19 në klinikat laboratorike private në vend.

Në klinikat private fluksi i testimeve në javën e parë të janarit është 3 herë më i lartë se muaji dhjetor. Në Qendrat Shëndetësore Shtetërore 40% e rasteve ditore me simptomat e kollës, dhimbjes të kokës dhe temperaturës janë të prekur nga Covid-19, kurse pjesa tjetër nga gripi sezonal.

Mjekët pohojnë se shkaku i rritjes të rasteve pozitive është heqja e kufizimit të lëvizjeve për festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, prania e variantit Omicron që ka shpejtësi më të lartë përhapje sesa Delta, si dhe rënia e uljes të mbrojtjes nga vaksina.

Mjeku anestezist, Vasil Llajo, administrator i rrjeteve laboratorike mjekësore “Intermedica” tha për Monitor se këtë javë të parë të vitit fluksi i pacientëve që kërkojnë të kryejnë testin për Covid-19 është 3-fishuar, në raport me muajin dhjetor 2021.

Mjeku shton se po ashtu 3 herë më të larta se muaji dhjetor 2021 janë rastet pozitive të kësaj jave, kryesisht te persona të pavaksinuar.

Parashikohet që fluksi i pacientëve në klinikat laboratorike të jetë i lartë deri në fund të muajit janar. Fillimi i shkurtit pritet që rastet pozitive të shënojnë rënie. Rritja e lartë e rasteve pozitive me Covid-19 është për shkak të efektit të festave të fundvitit, ku njerëzit ishin më të lirshëm në lëvizje. Arsyeja tjetër e shtimit të rasteve është edhe shfaqja e variantit Omicron që rezulton të ketë 70% më shumë shpejtësi përhapje sesa varianti Delta”.

Nga rrjeti i laboratorëve “Intermedica” (13 pika në Tiranë) për muajin janar 2021 janë kryer 10,178 tamponë dhe 6% ishin pozitive. Në muajin shkurt u kryen 12,654 dhe 11.8% dolën pozitivë. Për periudhën gusht-dhjetor, nga totali i testimeve të kryera, pozitive me Covid-19 rezultuan 9% e tyre.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë më 6 janar rastet pozitive arritën një rritje të madhe.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan mbartës të Sars Cov-2, 1,648 qytetarë nga 7,812 testime të kryera. Ky numër infektimesh tejkalon rekordin e vënë në 9 Shkurt të një viti më parë, me 409 infektime më shumë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve i përket Bashkisë së Tiranës, me 707 raste, e ndjekur nga Elbasani, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora dhe Saranda. Numri të sëmurëve aktive në vend i ka kaluar 9000 persona.

Po ashtu është rritur edhe numri i fataliteteve, teksa Ministria raporton për 5 jetë të humbura gjatë së enjtes. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, një nga Konispoli dhe një qytetar nga Peqini, të moshave nga 59 deri 80 vjeç.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve mbetet i qëndrueshëm, teksa janë aktualisht 106 të shtruar, 12 prej tyre në gjendje më të rënduar.

Në Shqipëri, protokolli shëndetësor përcakton se çdo individ që shfaq simptoma të Covid-19, fillimisht merr kontakt me mjekun e familjes, duke u paraqitur vetë në qendrën shëndetësore, ose ndonjë familjar. Në varësi të shenjave në përgjithësi i rekomandohet testim i shpejtë, nëse është në tre ose katër ditët e para të simptomave.

Sakaq, Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të vaksinuarve me dy doza. Nga nisja e fushatës të vaksinimeve në shkurt të 2021 deri më 4 janar 2022, sipas të dhënave të “Our World in Data” në vendin tonë rezulton 37% e popullatës të ketë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në Maqedoninë e Veriut të vaksinuarit zënë 39%, në Kosovë dhe Malin e Zi 40%, në Serbi 47% të popullatës, Kroaci 53% dhe Greqi 65%. Për shtetet e BE-së mesatarja e të vaksinuarve me dy doza zë 63% të popullatës.

Por çfarë ofron kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria në një situatë të tillë, frike dhe pasigurie për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë?

SIGAL UNIQA ofron produktet më të mira dhe inovative në treg, të cilat ju mbrojnë financiarisht sa herë që do ju duhet të përballeni me një të papritur shëndetësore.

Sigurimi COVID+

Sigurimi “COVID +” mbulon:

a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit

b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri në ekzaminimin e dytë negativ.

d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit

f) 1 milionë lekë në rast humbje jete

Sa kushton ky sigurim dhe si mund të blihet?

Ky sigurim kushton 17 mijë lekë dhe mund të blihet online në www.sigal.com.al  ose në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL në çdo qytet të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Por kur jemi në kulmin e vitit shkollor e akademik dhe kur pasiguria për shëndetin e nxënësve dhe studentëve është ende e lartë, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për çdo familje që ka një nxënës apo student: Sigurimin e nxënësve dhe studentëve, që i mbulon:

  • Shpenzimet mjekësore deri në 100,000 Lekë
  • Shpenzimet spitalore dhe shpenzimet në rast mjekimi në shtëpi për Covid deri ne 120 mije leke.
  • Sigurimin e jetës së prindit nga aksidentet dhe nga pasojat e COVID 19, deri në 1,000,000 Lekë
  • Sigurimi i nxënësve dhe studentëve ofrohet për herë të parë me përfitimet për sëmundjen Anti-Covid nga SIGAL UNIQA.

Ky sigurim kushton 10 mijë lekë dhe mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL UNIQA si dhe online në www.sigal.com.al .

Por nuk mbaron këtu. Prej kohësh, SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular, i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur vizitën në spitalet e shtetit ku ndodheni dhe duke evituar kështu edhe shpenzimet monetare.

Por edhe nëse keni familjarë në Shqipëri dhe vetë jetoni në emigrim, “TeleShëndet” do të ishte dhurata më e vlefshme për ta.

Ndërkohë që ju jetoni dhe punoni jashtë, nuk do të shqetësoheni për shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ju ofron atyre mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Përfitimet nga “Teleshëndet”

–   Këshillohuni me mjek 24/7 direkt nga telefoni

–   Konsultohuni me mjek për fëmijët deri në 18 vjeç

–  Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore online

– Ngarkoni dhe shikoni përgjigjet e ekzaminimeve në çdo kohë

– Merrni një recetë mjekësore online

– Përfitoni zbritje në shërbimet mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 2500 lekë në vit, ndërsa ajo familjare 10,000 lekë.

➡SHKARKONI APLIKACIONIN NË👇:

https://sigal.com.al/teleshendet/

Në rast se keni pyetje apo paqartësi mund  të shkruani në numrin Whatsapp: 0686062829 ose në e-mailin [email protected] .

Ne jemi me ju dhe do bëjmë gjithçka për ta përballuar së bashku këtë betejë për jetën…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat