ÇFARË ËSHTË TELEMJEKËSIA?
Që në vitin 1960, Programi Federal i Punonjësve të Kryqit Blu dhe Mburojës është angazhuar për t’i ofruar punonjësve dhe pensionistëve federal një siguracion shëndetësor cilësor që ata kanë nevojë. Gjithashtu, ne dëshirojmë të sigurohemi që, ky shërbim të jetë i lehtë për ju me qëllim marrjen e kujdesit shëndetësor që ju nevojitet. Kjo është arsyeja përse ne kemi lidhur një partneritet me Teledoc për t’ju ofruar juve shërbime mjekësore përmes telefonit, qoftë nëse jeni në shtëpi, në zyrë ose në lëvizje.
Telemjekësia është një mënyrë e shpejtë dhe e sigurt që ju mundëson marrjen e kujdesit për të cilin keni nevojë, pa qenë e nevojshme që të prisni me orë të gjata ose që t’i arrini këto shërbime gjatë orëve të punës kur ju mund të keni angazhime të tjera. Gjithçka që ju nevojitet është një kompjuter ose telefon për t’u lidhur me një doktor të çertifikuar, në çdo kohë dhe kudo ku ju të jeni. Kështu, ju mund të trajtoheni për dëmtime të vogla, të këshilloheni mbi sëmundjet me një dermatolog dhe të planifikoni takime për këshillimin shëndetësor lidhur me ushqyerjen tuaj.
Dhe ajo çka është më e mira është se, dy vizitat e para përmes tekemjekësisë janë falas për të gjithë anëtarët e planit të përfitimit të shërbimeve për Kryqin Blu dhe Mburojën Blu. Hapi i parë për të marrë ndihmë përmes telemjekësisë është krijimi i llogarisë suaj në atë mënyrë që, kur t’ju nevojitet kujdes shëndetësor më vonë, ju do të jeni gati.
Ju mund të regjistroheni online duke klikuar në: fepblue.org/telehealth, ose duke telefonuar në numrin 1-185-636-1579. Një ide e mirë është që të shkarkoni aplikacionin falas të teledoc për të marrë kujdes shëndetësor në lëvizje. Ju mund t’a përdorni gjithashtu këtë aplikacion për t’u lidhur me shpejtësi me teledoc. Të shkosh tek zyra e doktorit për një dëmtim ose sëmundje të vogël, ndonjëherë mund të jetë një bezdi. Kjo është arsyeja përse telemjekësia mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për të marrë kujdesin e nevojitur për çështje shëndetësore të cilat nuk janë emergjente të tilla si, simptoma alergjie, ftohje, ose gripi, për infeksionet e sinuseve dhe shumë të tjera.
Gjatë vizitave online, ju do të keni në dispozicion për t’u këshilluar me doktorin sa t’ju nevojitet juve. Madje këta doktorë mund edhe t’ju rekomandojnë medikamente nëse ju do të keni nevojë për trajtim me ato medikamente dhe më pas ju mund të shkoni që t’i blini ilaçet në farmacinë që ndodhet më afër jush dhe sipas vet zgjedhjes suaj.
Kërkimi i një takim është i lehtë. Hyni në llogarinë tuaj përmes komjuterit tuaj, duke përdorur aplikacionin e teledoc. Më pas, ju duhet të plotësoni historikun tuaj mjekësor. Ky është informacioni që i nevojitet doktorit për t’ju dhënë një diagnozë sa më të saktë. Ju mund të kërkoni atë orar që është më i përshtatshëm për ju, duke përfshirë edhe opsionin “sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
Telemjekësia është gjithashtu edhe mënyra më e shpejtë për t’u këshilluar për çështje shëndetësore lidhur me lëkurën ose me flokët tuaj nga një dermatolog i liçensuar. Ju mund të ngarkoni në llogarinë tuaj deri në tre fotografi për doktorin, në mënyrë që, doktori të mund të shikojë se çfarë nuk shkon me ju. Ju do të merrni disa opsione trajtimi brenda dy ditëve të punës dhe pastaj të keni deri në shtatë mbi çdo pyetje që mund të keni.
Telemjekësia mund të jetë gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të marrë mbështetje për shëndetin dhe mirëqenien tuaj emocionale. Ju mund të merrni trajtim dhe këshillim nga një terapist, psikolog apo psikiatër të liçensuar përmes llogarisë suaj, duke hyrë në aplikacionin e teledoc nga kompjuteri ose nga telefoni juaj atëherë kur ju të keni nevojë. Takimet janë të disponueshme përgjatë të shtatë ditëve të javës, duke filluar nga ora 07:00 deri në 21:00. Lënia e një takimi është e thjeshtë. Hyni në llogarinë tuaj nëpërmjet kompjuterit ose telefonit tuaj. Zgjidhni një doktor, dhe më pas zgjidhni datën dhe orën. Seanca e takimit tuaj online do të konfirmohet brenda 48 orëve dhe mund të kryhet brenda 72 orëve. Gjatë takimit online terapisti do të ofrojë trajtim dhe do të përcaktojë objektiva për kujdesin tuaj. Nëse do të jetë e nevojshme, ju gjithashtu mund të planifikoni takime për mbështetje ose udhëzime të vazhdueshme.
Edhe takimet e këshillimit mbi ushqyerjen tuaj, janë gjithashtu të disponueshme me telemjekësinë dhe ju nuk do të paguani asgjë për të gjitha seancat e këshillimit mbi ushqyerjen tuaj. Ju mund të takoheni me një dietolog të regjistruar për të vlerësuar nevojat tuaja të ushqyerjes, si edhe për të zhvilluar plane të personalizuara diete ushqyese për ju, udhëzime mbi blerjet dhe më shumë. Për të lënë një takim për këshillim mbi ushqyerjentuaj, hyni në llogarinë tuaj përmes kompjuterit ose telefonit tuaj nëpërmjet aplikacionet teledoc. Zgjidhni një dietolog dhe pastaj zgjidhni datën dhe orën. Plotësoni vlerësimin e ushqyerjes dhe përfshini çdo objektiv diete që ju mund të keni. Pas takimit, ju mund të planifikoni seanca shtesë sipas nevojave tuaja.
Telemjekësia nuk është vetëm e përshtatshme. Ajo është gjithashtu e përballueshëm. Të gjithë anëtarët e planit të përfitimit të shërbimeve, do të marrin dy takime online falas. Pas kësaj, ju do të duhet gjithsesi të paguani më pak nga sa do të paguanit nëse do të shkonit tek zyra e doktorit. Pagesa duhet kryer në kohën e marrjes së shërbimit nga ana juaj. Ju mund të paguani duke përdorur fondet nga karta juaj teledoc nëpërmjet ‘paypal’ ose me një kartë krediti.
Kaq e thjeshtë!
Marrja e kujdesit shëndetësor për të cilin keni nevojë është e rëndësishme. Kjo është arsyeja përse ju mund të mbështeteni tek teledoc për të qenë pranë jush në çdo hap që do të hidhni.