Zbulohet sekreti pse në disa njerëz Covid-19 shfaqet ne formë të rëndë.
Shkak janë një grup genesh që gjenden ne 15-20% të atyre që kanë simptoma shumë të rënda.
Këto gene arrijnë të shkatërrojnë të vetmen molekulë interferonin, që është në gjendje të krijojë barrierë kundër infeksionit Sars Cov2.
Zbulimi është publikuar në revistën shkencore “Nature” dhe autorët e studimit shpjegojnë se ky është çelësi për të kuptuar arsyen se pse tek disa organizma sëmundja shkakton polmonite agresive, ndërsa të tjerë janë asimptomatikë.
Rezultati është frut i një punë kërkimore 2-vjeçare nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë.
Një prej autorëve thotë se në rastet e rënda, të sëmurët kanë një difekt në prodhimin e interferonit, ose nuk arrin ta prodhojë ose e shkatërron molekulën që ka një rol thelbësor në përballimin nga organizimi të koronavirusit.
Pra me fjalë të thjeshta, në rastet e rënda sisitemi imunitar nuk aktivizohet aspak, nuk lëshon në organizëm asnjë alarm për mbrojtje, duke i lënë virusit rrugë të lirë për ta sulmuar.