14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in...

E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Ambjentet e Toyota Albania u vizituan këtë fundjavë nga Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki.

Mitsuyuki u shoqërua nga z. Avni Ponari, CEO SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, njëkohësisht Konsull Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe nga z. Adrian Totokoçi, CEO i ALTO Sh.p.k., si përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri.

Ambasadori i Japonisë u prezantua me modelet më të fundit Toyota që ofrohen në Shqipëri dhe me shpërblimin unik ndaj klientit, duke ofruar si e vetmja markë, 10 vjet garanci.

Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha Alto Sh.p.k. është e vetmja kompani në Shqiperi që ofron automjete me garancine 10 vjet”, shprehen nga Alto Sh.p.k.

Lexo edhe‘Alto Sh.p.k’, përfaqësuesi i vetëm i Toyota/ I vetmi distributor që ofron 10 vite garanci

Vizita në fjalë vjen pak ditë pas çeljes në Tiranë të Dhomës Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një sipërmarrje mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Gjatë vitit 2021 Kompania japoneze “Toyota” ruajti vendin e saj si prodhuesi numër një i makinave në botë duke shitur 10.5 milionë automjete gjatë të gjithë vitit (+0.1%), sipas të dhënave të publikuara nga grupi.

Kjo performancë pasqyron rezistencën e të gjithë prodhimit të gjigantit japonez pavarësisht problemeve të zinxhirëve të furnizimit global të industrisë së automobilave, veçanërisht për gjysmëpërçuesit.

Toyota kryeson për të dytin vit radhazi përpara grupit gjerman Volkswagen (markat Volkswagen, Audi, Skoda, Seat), shitjet globale të të cilit ranë 4.5% vitin e kaluar, në 8.88 milionë njësi, sipas të dhënave të publikuara në mes të janarit.

Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albana – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5

Web: www.toyotaalbania.al   

Cel: +355 69 20 81 552

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat