Kuvendi ka miratuar ditën e sotme shtyrjen deri më shtyrjen e radhës së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, afati i të cilit mbaroi më 31 dhjetor 2021.
Vendimi për shtyrjen u argumentua nga relatori i Projketligjit, Alban Xhelili, sipas të cilit, Pandemia Covid 19 ua bëri të pamundur shumë qytetarëve aplikimin për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale.
Xhelili tha se pritet që nga kjo lehtësi të përfitojnë rreth 20 mijë subjekte.
Procesi i rivlerësimit u jep mundësi bizneseve dhe qytetarëve të lehtësojnë barrën e tatimfitimit prej 15% duke paguar përkatësisht 5% dhe 3% të vlerës.
Është e disata herë që qeveria shtyn kohëzgjatjen e procesit të rivlerësimit të pronave, i cili u pengua në masë të madhe nga Pandemia Covid 19.
Rivlerësimi i shtëpive dhe pronave bëhet përkundrejt një pagese prej 3 % të vlerës të diferencës së vlerës së shtuar nga 15 % që është detyrimi tatimor në kushte normale. Ndërsa për rivlerësimin e bizneseve, taksa llogaritet 5 %.
Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë rreth 50 mijë pasuri, efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.
Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet. Në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa.