Tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje me 16% sa i përket vitit 2021.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se volumi i përgjithshëm i tregut, i matur sipas primeve të shkruara bruto, arriti në 19.3 miliardë lekë ose pothuajse 160 milionë euro.
Primet e shkruara bruto kaluan edhe nivelin e shënuar para pandemisë në vitin 2019, me 9.7% më shumë.
Sa i përket Sigurimit Shëndet dhe Aksidente, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania lidere në tregun shqiptar të sigurimeve duke zënë mbi 43% të tij gjatë vitit 2021 me një rritje prej rreth 3% krahasuar me vitin 2020.
Lexo edhe: Raporti i AMF për 2021/ SIGAL UNIQA, lidere në tregun e sigurimeve
Edhe sa i përket dëmeve të paguara në këtë klasë sigurimi, SIGAL UNIQA renditet e para mes 8 kompanive të sigurimit që operojnë në Shqipëri me rreth 49% të totalit.
Edhe në dëmet e paguara SIGAL ka një rritje krahasuar me vitin 2020.