Tregu i sigurimeve u rrit me 16% për vitin e kaluar.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se volumi i përgjithshëm i tregut, i matur sipas primeve të shkruara bruto, arriti në 19.3 miliardë lekë ose pothuajse 160 milionë euro.
Primet e shkruara bruto kaluan edhe nivelin e shënuar para pandemisë në vitin 2019, me 9.7% më shumë.
Tregu më i madh, ai i sigurimeve të jo-jetës edhe vitin e kaluar u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike, që sollën 66.7% të primeve të shkruara bruto të tregut.
Sipas AMF, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2021 arritën rreth 11,878 milionë lekë, ose 12.06% më shumë se në vitin 2020.
Produktet e lidhur me lëvizjet ndërkufitare, si Kartoni Jeshil apo Sigurimi Kufitar shënuan rritje më të lartë të primeve dhe një zgjerim të peshës së tregut.
Produkti më i rëndësishëm për nga volume, sigurimi i brendshëm TPL shënoi një rritje me 7.6%.
Rritje të primeve me 22.5% shënoi edhe sigurimi KASKO i mjeteve motorike. Ky produkt ligjërisht është vullnetar, por praktikisht është mjaft i lidhur me financimet me leasing, si kusht i detyrueshëm i institucioneve financiare.
Sipas raportit, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që kryeson tregun sa i përket Sigurimeve Motorike me rreth 22% të totalit, ndërsa është kompania lidere edhe sa i përket dëmeve më të paguara me 27%, një rritje me 7% krahasuar me vitin 2020.
NDARJA E TREGUT, SIGURIMET MOTORIKE 2021
DËMET MOTORIKE 2021
Lexo edhe: Raporti i AMF për 2021/ SIGAL UNIQA, lidere në tregun e sigurimeve