14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet me makina, dëmshpërblimet rriten 25%/ Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 36...

Aksidentet me makina, dëmshpërblimet rriten 25%/ Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 36 milionë $ dëme

Heqja e kufizimeve të lëvizjes së mjeteve veccanërisht gjatë sezonin veror ka rritur dukshëm numrin e aksidenteve, por edhe të dëmshpërblimeve që kompanitë e sigurimeve kanë paguar për shkak të tyre.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se kompanitë e sigurimeve kanë paguar në total rreth 36 milionë dollarë dëmshpërblime për periudhën janar nëntor, me një rritje të fortë krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2021 kapën vlerën 3,6 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6 miliardë lekë, afërsisht 60 milionë dollarë.

Ndërkaq, paralelisht me dëmet e paguara, rritje kanë shënuar edhe arkëtimet e kompanive nga sigurimet e mjeteve.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-nëntor 2021 arritën rreth 10 miliardë lekë, afërsisht 100 milionë dollarë, ose 13.71 % më shumë se në periudhën janar-nëntor 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje prej 9.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-nëntor 2021 pati një rritje prej 30.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 62.71% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-nëntor 2021, pati një rritje 132.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-nëntor 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 158.47%.

Lexo edhe: Raporti i AMF/ Sigurimi Aksidente dhe Shëndeti, askush nuk paguan sa SIGAL UNIQA

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë dominuese në treg, edhe sa i përket dëmeve të paguara me rreth 50% të tregut.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat