13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet interesimi për Sigurimet e Jetës, ulen primet e sigurimit/ SIGAL LIFE,...

Rritet interesimi për Sigurimet e Jetës, ulen primet e sigurimit/ SIGAL LIFE, lidere e tregut

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi mesditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën Janar-Nëntor 2021.

Në raport vihet re një interesim më i lartë për Sigurimet e Jetës, ndërsa çmimet e sigurimit kanë ardhur në rënie.

Sipas raportit, primet nga sigurimet e Jetës gjatë kësaj periudhe, arritën rreth 1,244 milionë lekë, ose 24.17% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën Janar-Nëntor 2021, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ka shitur 42,996 prime të shkruara në një vlerë prej rreth 682 milionë Lekësh duke u rikonfirmuar si kompania numër një në Shqipëri për Sigurimet e Jetës.

Për periudhën Janar-Nëntor 2021, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria, në 213 raste, ka paguar mbi 134 milionë Lekë dëme.

Tregu i Jetës dominohet nga produkti “Jetë Debitori”.

Sigurimi i Jetës për Kredi ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.

Ky sigurim garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi SIGAL Life UNIQA merr përsipër,në rast humbje jete,të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat