14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq, porti i Vlorës pezullon lundrimet deri nesër për mjetet...

Moti i keq, porti i Vlorës pezullon lundrimet deri nesër për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Kapiteneria e Vlorës njofton anulimin e lundrimit detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri ditën e nesërme, 28 dhjetor.

Shkak janë bërë kushtet metereologjike.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marjen e masave për sigurimin  e  tyre” thuhet në njoftim.

Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.

Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  pas  datës  28 dhjetor, ora 06:00.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat