8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRajon & BotaIrlandë, kompanitë e sigurimit vendosin fonde rezervë për pasojat e COVID 19

Irlandë, kompanitë e sigurimit vendosin fonde rezervë për pasojat e COVID 19

Në Irlandë duket se siguruesit kanë filluar të marrin masa për të përballuar dëmet që mund të shkaktohen si pasojë e COVID 19.

FBD, një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve atje, ka shtuar fondin rezervë me 22 milionë euro, për të përballuar dëmet që mund ti vijnë nga klubet e natës.

Kjo shumë është vendosur vetëm për një rast test, pasi nëse rastet e bizneseve që do të kërkonin dëmshpërblim si pasojë e dëmeve që u sjell COVID 19 do të shtoheshin, normalisht edhe kompani e sigurimit do të duhet të shtojë buxhetet e saj për këtë gjë.

FBD ka deklaruar se deri më tani, në kontratat e sigurimit që ajo ka me bizneset nuk e ka të parashikuar një gjë të tillë, pra dëmshpërblimin e bizneseve si pasojë e pandemive, por gjithësesi ajo po merr masa me fondet rezerve për ti paraprirë çdo skenari të mundshëm.

Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës Qendrore të Irlandës, Gabriel Makhlouf, ka thënë se aktualisht numërohen mbi 90,000 polica sigurimi, të cilat po konsiderohën për pagesa të mundshme për ndërprerjen e biznesit, por ai shtoi se ende nuk është e qartë se çfarë dhe sa do të paguhet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat