15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDalja në treg të lirë e 7358 bizneseve, ERE : 26 furnizuesit...

Dalja në treg të lirë e 7358 bizneseve, ERE : 26 furnizuesit me të cilët mund të lidhni kontrata

Bizneset që do të dalin në treg të lirë në 1 janar 2022 do të duhet ta blejnë vetë energjinë tek furnizuesit privatë ose nëse nuk arrijnë të sigurojnë një kontratë mund të qëndrojnë për dy vite pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit(pjesë e OSHEE Group).

Enti Rregullator i Energjisë në kuadër të përparimit të liberalizimit me fazën e dytë qe perfshin 7358 subjekte bëri të ditur se aktualisht janë të licencuar 26 kompani si furnizues dhe me të cilat bizneset mund të marrin shërbimin.

Sa i takon atyre që do të preferojnë të qëndrojnë tek FMF ky i fundit do të blejë energjinë në tregun e lirë me çmimin që vendoset nga kërkesë-oferta dhe do t’i shtojë kësaj edhe një marzh fitimi duke respektuar formulën që ka miratuar.

Çmimi dy herë më i lartë

Ky vit ka shënuar rekordin e çmimit me të cilën shtetit dhe bizneseve të liberalizuar u është dashur të sigurojnë energjinë elektrike për shkak të përshkallëzimit të një krize globale në sektor nxitur nga shumë faktorë. Aktualisht bizneset kanë blerë energji me një kosto 25 lekë/kwh. Një pjesë e mirë e bizneseve që do të dalin në 1 janar do të duhet të paguajnë tashmë një kilovat dyfish më shumë se ajo që e marrin aktualisht nga tregu i rregulluar. Shumë prej bizneseve kanë shprehur shqetësim lidhur me kostot e larta të shkaktuara nga energjia diçka që po reflektohet në koston e tyre të prodhimit teksa numri i atyre që do të kenë këtë problem do të bëhet edhe më i lartë. Gjasat janë që të gjithë këtë barrë ta mbajnë konsumatorët të cilët do të paguajnë koston shtesë në produktin final që blejnë.

Enti Rregullator i Energjisë për furnizuesit

 “Të gjithë klientët fundorë që janë njoftuar se plotësojnë kushtet teknike për daljen në treg të liberalizuar nga data 1 janar 2022, kanë të drejtë: Të zgjedhin lirisht të furnizohen nga një prej të licencuarve nga ERE në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike si më poshtë:

  1. “Alpiq Energy Albania”
  2. “Gen-i tirana” sh.p.k
  3. “Gsa”sh.p.k
  4. “Kurum international” sh.a
  5. “Ayen Energy Trading”
  6. “Devoll hydropoëer” sh.p.k
  7. “Albanian energy supplier” sh.p.k
  8. “Energy supply al” sh.p.k
  9. “Lengarica & energy” sh.p.k
  10. “Energia gas and power albania” sh.p.k
  11. “Grid energy” sh.p.k
  12. “Alb energy market” sh.p.k
  13. “Albanian green energy” sh.p.k
  14. “Albpetrol” sh.a
  15. “Energy Financing Team Tirana”
  16. “Energji Ashta” sh.p.k
  17. “Wind poëer” sh.p.k
  18. “Furnizuesi i Tregut të Lirë”
  19. “Ener trade” sh.p.k
  20. “Renrgy trading group” sh.p.k
  21. “Kesh” sh.a
  22. “Ez-5 energy”
  23. “Ayen as Energji” sh.a
  24. “Dragobia Energy” sh.p.k
  25. “Albesp trading & consulting” sh.p.k
  26. “Noa energy trade”
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat