Teleshëndet si doktor shoqërues digjital, FCP Health për raportime online të dëmeve shëndetësore, opinioni i dytë mjekësor në çdo vend të botës për mirëpeshim të vendimmarrjes së trajtimit mjekësor dhe Travel Plus-i pa kufij gjeografikë dhe moshorë janë disa nga novacionet e SIGAL në fushën e sigurimeve të shëndetit.
Teleshëndeti
“Teleshëndet” quhet aplikacioni telefonik i Sigal Insurance Group, që ndërton një urë 24-orëshe komunikimi mes mjekut dhe të siguruarit. Konsultë zanore dhe me video, sipas nevojës, sipas rastit, në çdo kohë, është ajo çfarë ky aplikacion sjell në praktikë.
Teleshëndeti shëndrrohet në këshilltarin digjital të çdokujt, që ka një sigurim në SIGAL dhe një telefon në të cilin mund ta shkarkojë si aplikacion.
Zbritjet në shërbimet e rrjeteve spitalore të SIGAL, recetat e mjekut dhe shkarkimi i kartelës mjekësore online janë përfitimet e tjera të këtij aplikacioni novator.
Për kontrollet okulistike, për trajtimet e shtatëzanisë, për analiza dhe eco, për kujdesin dentar, për fizioterapinë dhe shërbime të tjera të përgjithshme, me TELESHËNDET-in në telefon, portofoli do të ketë më pak shpenzime. Rrjeti mjekësor i bashkëpunëtorëve të SIGA Me aplikacionin novator FPC Health, togfjalëshat: “Çfarë po ndodh me kërkesën time të dëmshpërblimit?”, “Do të na duhet edhe një dokument”, “Më nisni edhe një email”, “Paraqituni pak fizikisht”, do të rrallohen aq shumë sa me gjasë do të shkojnë drejt nxjerrjes nga përdorimi.
FCP HEALTH për dëmet e shëndetit
FPC HEALTH-i është një aplikacion telefonik, i cili shmang nevojën për ecejake fizike dhe burokraci të tepërta administrative në rast të një dëmi shëndetësor, gjatë procesit të raportimit të tij, përgatitjes së dosjes së këtij raportimi dhe të ndjekjes së ecurisë së kërkesës për rimbursim.
Për klientët e SIGAL Insurance Group gjithçka është ndërfutur brenda një telefoni: te aplikacioni.
Nëpërmjet FPC Health klienti mund të raportojë pa vonesa te kompania e tij dëmet shëndetësore.
Virtualisht ai mund të kërkojë rimbursimin dhe të ndjekë ecurinë e shqyrtimit të kërkesës së tij.
Gjendja e kërkesës për rimbursim do të raportohet në aplikacionin, në llogarinë personale të klientit.
Arkivimi dhe administrimi i njëkohshëm i dokumenteve digjitale do ta përshpejtonte maksimalisht procedurën e dëmshpërblimit.
Opinioni i Dytë Mjekësor
SIGAL INSURANCE GROUP, për kategorinë e klientëve që përballen me një diagnozë serioze pas kontrolleve të para mjekësore, ka sjellë një produkt avantgardë që u garanton atyre mundësinë e një opinion të dytë mjekësor mbi diagnozën kudo në botë. Klientët, përmes këtij produkti, mund të konfirmojnë diagnozën, të kuptojnë më mirë alternativat e trajtimit, të vlerësojnë më hollësisht përfitimet dhe rreziqet e secilës terapi dhe përparja vendimmarrjes për zgjedhjen e terapisë të kenë informacionin e duhur.
Qëllimi i këtij produkti novator nuk është të zëvendësohet mjeku kurues, por të pasurohet informacioni përpara marrjes së një vendimi.
Në mbarë botën, opinionet e dyta mjekësore përdoren veçanërisht për: diagnostikimin e sëmundjeve onkologjike, vendimmarrjen për ndërhyrje kirurgjikale, sëmundjet neurologjike dhe kardiake, rastet komplekse ose të rralla dhe situatat kur pacienti dëshiron të kuptojë të gjitha alternativat e mundshme.
Nëpërmjet kartës Teleshëndet dhe shërbimit të Opinionit të Dytë Mjekësor, të siguruarit mund të kërkojnë vlerësim nga specialistë dhe qendra ndërkombëtare pa qenë e nevojshme të udhëtojnë fillimisht.
Travel Plus
SIGAL ofron nje produkt te ri sigurimi udhetimi per emergjencat mjekesore, i konceptuar per t’iu pershtatur klienteve qe udhetojne shpesh, udhetojne jashte Europes apo kerkojne zgjidhje afatgjata dhe pa kufizime standarde.
Produkti, tërësisht novator në tregun shqiptar, ofron mbulim ne te gjithe boten, perfshire edhe SHBA/Kanadane dhe nuk ka asnjë limit moshe, duke filluar nga 0 vjec dhe pa kufi maksimal moshe.
Produkti është konceptuar veçmas për klientet ne moshe te madhe, familjet qe udhetojne shpesh, emigrantet dhe klientet qe levizin ne SHBA apo vende te largeta, klientet qe zakonisht refuzohen ose kufizohen nga sigurues te tjere per shkak te moshës.
Përmes këtyre zgjidhjeve novatore, SIGAL po e transformon sigurimin shëndetësor në një shërbim të aksesueshëm, të shpejtë dhe të personalizuar. Teknologjia, ekspertiza dhe kujdesi për klientin bashkohen për të ofruar mbështetje në çdo hap, nga parandalimi dhe diagnoza deri te trajtimi dhe udhëtimi. Kjo është qasja e re e SIGAL: më shumë siguri, më shumë lehtësi dhe më shumë vlerë për çdo të siguruar.




