Përgjigjja e shpejtë dhe direkte është: “Po!”.
Një biznes, teorikisht, mund të sigurohet financiarisht nga vjedhja.
Kompanitë e sigurimeve, si sigurim shtesë mbi sigurimin e pronës së biznesit, mund të ofrojnë edhe sigurimin financiar nga vjedhja.
Ajo që duhet ditur është se mundësia e një biznesi për t’u siguruar nga vjedhja nuk është e pakushtëzuar.
Kompanitë e sigurimeve kërkojnë garancitë e tyre, që të marrin një biznes në sigurim financiar nga vjedhja.
Kushtëzimet e kompanive të sigurimeve
Nga përvoja dhe komunikimet me ekspertë të sigurimeve, Sigurime.Online del në tre linja kushtëzimesh nga siguruesit:
Së pari, mund të thuhet se kompanitë e sigurimeve në përgjithësi nuk e pëlqejnë eskpozimin e shumtë të mallrave në vitrina.
Sa më pak stok i ekspozuar në vitrinat e biznesit që kërkon të sigurosh, aq më e lartë gatishmëria nga kompania siguruese për të ta ofruar shërbimin e saj.
Së dyti, kontratat me shoqëritë private të sigurisë me kohë ndërhyrjeje të shpejtë (5 minuta) dhe kasaforta qendrore me hapje të avashtë (5 minuta po ashtu), janë kritere që kërkohen dhe pëlqehen nga siguruesit.
Së treti, investimet shtesë për çështje të sigurisë, fortifikime, kamera, sinjale alarmi, janë investime që po ashtu pëlqehen nga siguruesit dhe e portretizojnë si një klient potencial në sigurim financiar, që tregon përgjegjshmëri dhe kujdes në drejtim të sigurisë fizike, “duke mos e lenë në dorë të zotit” ruajtjen e tij nga vjedhja.
Si ofrohet?
Sigurimi ndaj vjedhjes ofrohet si një rrezik shtesë në policat e sigurimit të pronës dhe, në shumë raste, kostoja mbetet minimale krahasuar me dëmin që mund të shkaktojë një grabitje.
Në parim, primi llogaritet rreth 0.6% e shumës së siguruar.
Nëse, sipas raportimeve paraprake, vlera e sendeve të vjedhura ka qenë 700,000 lekë, dhe shuma limit e mbulimit do të përzgjidhej 700,000 lekë, 420 Lekë do të ishte shuma e marrjes në sigurim shtesë të riskut të vjedhjes.
Një biznes nuk duhet të mbështetet vetëm tek fati. Investimi në siguri dhe sigurimi financiar janë dy mburoja që ecin bashkë.
Duke investuar në siguri, klienti potencial që kërkon të merret në sigurim fiton besueshmërinë e t’u marrit në sigurim financiar. Sikur sistemi i ngritur i parandalimit dhe sigurisë të dështojë, siguruesi do të kompensojë biznesin për vlerën e dëmit.




