19.5 C
Tirana
Monday, May 18, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet vullnetare në Rumani, fitojnë terren sigurimet e shëndetit

Sigurimet vullnetare në Rumani, fitojnë terren sigurimet e shëndetit

Rumunët po i drejtohen gjithnjë e më shumë sigurimeve vullnetare të shëndetit, ndërsa kostot mjekësore të mbuluara nga këto polica kaluan 660 milionë lei gjatë vitit 2025, ose mbi 190 milionë euro.

Sipas të dhënave të fundit, kjo shifër përfaqëson një rritje me 21% krahasuar me vitin 2024. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre shpenzimeve nuk u mbulua më nga sistemi publik shëndetësor.

Tendenca tregon një ndryshim të qartë në sjelljen e konsumatorëve në Rumani.

Gjithnjë e më shumë qytetarë po mbështeten tek sigurimet vullnetare të shëndetit për të siguruar akses më të shpejtë në shërbimet mjekësore, përfshirë konsultat, ekzaminimet dhe trajtimet, duke shmangur njëkohësisht kostot e papritura financiare.

Presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNSAR, Alexandru Ciuncan, deklaroi se qytetarët rumunë po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga shërbimet e shpejta mjekësore falë këtyre policave, të cilat po i përgjigjen nevojës në rritje për shpejtësi, parashikueshmëri dhe siguri financiare, në një kohë kur sistemi publik shëndetësor vijon të jetë nën presion.

Ndërkohë, të dhënat nga Wellbeing Barometer tregojnë se shëndetësia mbetet një nga fushat ku hendeku mes pritshmërive dhe realitetit është ende i dukshëm.

Rumania u vlerësua me 6.5 pikë nga 10 në këtë kategori, duke mbetur poshtë shumicës së vendeve të rajonit, çka tregon se aksesi në shërbimet shëndetësore dhe kujdesi parandalues vazhdojnë të jenë të kufizuara për shumë qytetarë.

Sipas Roxana Băluță, specialiste për sigurimet e jetës dhe shëndetit pranë UNSAR, sfidat në lidhje me shëndetin e popullsisë dhe aksesin në shërbimet mjekësore mbeten të mëdha.

Ajo theksoi se sigurimet vullnetare të shëndetit janë pjesë e zgjidhjes, pasi kontribuojnë jo vetëm në akses më të shpejtë ndaj kujdesit shëndetësor, por edhe në planifikim më të mirë financiar, ndërsa rolin kyç e luajnë edhe parandalimi dhe edukimi për një jetë më të shëndetshme në afatgjatë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat