12.5 C
Tirana
Thursday, April 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria nën pushtimin e shpejtësisë automobilistike: Ligji fizik që nuk duhet harruar...

Shqipëria nën pushtimin e shpejtësisë automobilistike: Ligji fizik që nuk duhet harruar kurrë

Drejtuesit e mjeteve në qarkullimin rrugor nuk duhet të harrojnë se çdo moment që ndodhen në rrugë, janë të detyruar të respektojnë në mënyrë strikte rregullat e qarkullimit rrugor, Kodin Rrugor dhe legjislacionin në fuqi.

Shpejtësia e tepruar dhe mungesa e vëmendjes nuk mund të shndërrohen në shkak për humbje jete, lëndime trupore apo dëme materiale ndaj palëve të treta.

Përtej detyrimeve ligjore, në kuptimin juridik dhe praktik, çdo drejtues mjeti duhet të ketë parasysh edhe një ligj të thjeshtë, por të pakundërshtueshëm të fizikës:

Një fushë futbolli ka gjatësi rreth 100 metra. Nëse një drejtues mjeti, duke lëvizur nga një portë në tjetrën, identifikon një rrezik potencial, atij i nevojitet mesatarisht rreth 1 sekondë kohë reagimi për të ndërmarrë veprimin e frenimit.

Në shpejtësinë 120 km/h, gjatë kësaj një sekonde reagimi, automjeti përshkon afërsisht 33.3 metra rrugë përpara se të fillojë realisht frenimi.

Në të njëjtën shpejtësi, distanca e nevojshme për ndalimin e plotë të mjetit është rreth 60 metra në kushte normale rrugore.

Kështu, një rrezik që perceptohet “nga porta në portë” në distancën e një fushe futbolli, në praktikë reduktohet ndjeshëm nga shpejtësia e lartë e lëvizjes, duke u bërë potencialisht i pakapshëm në kohë për shmangie të sigurt.

Pikërisht për këtë arsye, duhet theksuar domosdoshmëria e përgjegjshmërisë, vetëdijes, kujdesit dhe ndjeshmërisë në drejtimin e automjetit.

Shpejtësitë e larta, në mungesë të kontrollit dhe respektimit të rregullave, shndërrohen në faktorë rreziku që cenojnë jetën njerëzore dhe shkaktojnë pasoja të rënda familjare, sociale dhe ekonomike.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat