17.5 C
Tirana
Thursday, April 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF kontribuon në vlerësimin e MONEYVAL për forcimin e integritetit financiar në...

AMF kontribuon në vlerësimin e MONEYVAL për forcimin e integritetit financiar në Shqipëri

Një mision nga Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, MONEYVAL, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, ku në tryezat e diskutimit u prezantuan rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paraqiti kontributin e tij në forcimin e integritetit financiar, mbikëqyrjes me bazë risku dhe bashkërendimit institucional.
Vizita e ekipit vlerësues, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve të ndërsjella, përbën një proces kyç për vlerësimin e efektivitetit të mekanizmave të Shqipërisë kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, në përputhje me metodologjinë e rishikuar të Financial Action Task Force.
Në takimin kryesor me ekipin vlerësues ishte e pranishme Drejtoresha e Përgjithshme
Ekzekutive e AMF-së, znj. Adela Xhemali, ndërsa u paraqitën zhvillimet dhe reformat e ndërmarra në forcimin e standardeve mbikëqyrëse, transparencës dhe kuadrit rregullator në përputhje me standardet ndërkombëtare.
AMF kontribuoi gjatë gjithë procesit përmes takimeve teknike dhe institucionale me ekipin vlerësues. Autoriteti vijon të marrë masa për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe rritjen e përputhshmërisë së subjekteve nën mbikëqyrje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare, një proces me rëndësi për kredibilitetin rregullator, besimin e investitorëve dhe afrimin me standardet evropiane.
Raporti i vlerësimit pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen plenare të MONEYVAL në dhjetor 2026.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat