22.5 C
Tirana
Wednesday, April 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Vlera e Pronës”, një panoramë e plotë mbi tregun, cilësinë dhe të...

“Vlera e Pronës”, një panoramë e plotë mbi tregun, cilësinë dhe të ardhmen e Real Estate në Shqipëri

Konferenca “Vlera e Pronës” solli në një vend të përbashkët zhvillues, investitorë, ekspertë finance, arkitektë dhe përfaqësues institucionesh për të diskutuar mbi një nga temat më kritike të ekonomisë shqiptare: si krijohet realisht vlera në tregun e pasurive të paluajtshme.

E organizuar nga Oz Marketing dhe e moderuar nga Blendi Salaj, konferenca u zhvillua në disa panele tematike që trajtuan zinxhirin e plotë të krijimit të vlerës, nga ndërtimi, materialet dhe financimi, deri tek marketingu, urbanistika dhe arkitektura.

Diskutimet u hapën me fokusin tek cilësia e ndërtimit dhe roli i saj në krijimin e vlerës afatgjatë. Në Panelin I – Kompanitë e Ndërtimit, përfaqësues nga Kërko360, Orion dhe Klar theksuan se standardet, materialet dhe proceset e kontrollit nuk janë më opsionale, por thelbësore.Në vijim, Paneli II – Materialet & Qëndrueshmëria solli në vëmendje rëndësinë e përdorimit të materialeve të certifikuara, izolimit nga zjarri dhe përputhjes me standardet europiane.

Ekspertë nga Knauf Insulation dhe Saint-Gobain, së bashku me përfaqësues institucionalë, nënvizuan nevojën për klasifikim të qartë të materialeve dhe ndërtesave, si dhe për një rol më aktiv të shtetit në garantimin e standardeve.

Një nga debatet më të forta u zhvillua në Panelin III – Real Estate & Investimi, ku u diskutua nëse tregu shqiptar reflekton realisht vlerën e pronës apo ende dominohet nga perceptimi.

Ekspertët evidentuan mungesën e të dhënave të sakta dhe transparencës, duke theksuar se shumë vendimmarrje bazohen në pritshmëri dhe jo në analiza të strukturuara.

Marrë nga aia.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat