21.5 C
Tirana
Wednesday, April 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër rast zjarri në Tiranë, por a mund të sigurohet apartamenti pa...

Tjetër rast zjarri në Tiranë, por a mund të sigurohet apartamenti pa hipotekë?

Sigurime.online synon, përmes këtij shkrimi, të informojë lexuesit e vet se ata mund të sigurojnë apartamentet e tyre edhe në mungesë të një dokumenti hipotekor.

Nëse dispononi një kontratë sipërmarrjeje me ndërtuesin, një leje legalizimi apo një aplikim për leje legalizimi, si dhe dokumente shtesë që vërtetojnë të drejtën mbi pronësinë, ju mund të siguroni banesën tuaj nga rreziku i zjarrit.

Në rast se prona juaj pranohet në sigurim dhe ju njoftoheni zyrtarisht nga siguruesi për këtë fakt, si dhe posedoni policën e sigurimit të pronës suaj, e cila është e vlefshme dhe brenda afateve, atëherë, në kundërshtim me keqinformimet që qarkullojnë kryesisht në rrjetet sociale, ndaj jush nuk do të ndërmerret asnjë masë penalizuese apo deklasifikuese.

Ju do të përfitoni dëmshpërblimin në rast dëmi, në përputhje me ligjin dhe kushtet e kontratës.

Të vetmet raste të përjashtuara nga e drejta për dëmshpërblim janë ato që shprehen qartë dhe në mënyrë eksplicite në kontratën tuaj të sigurimit.

PËRJASHTIMET E SHPREHURA NË KONTRATËN E SIGURIMIT TË PRONËS

Përjashtohet nga dëmshpërblimi fitimi i munguar dhe dëmet pasuese të çdo lloji dhe natyre, si p.sh. dëmet që rrjedhin nga vonesat, moskryerja e detyrimeve, humbja e kontratave, gjobat, si dhe humbjet nga ndërprerja e aktivitetit tregtar ose jotregtar, përveç rasteve kur në kontratën e sigurimit është parashikuar shprehimisht mbulimi i fitimit të munguar dhe për këtë mbulim është paguar një prim shtesë.

Nuk mbulohen dëmet e mëposhtme:

a) shpërthimi bërthamor, rrezatimi bërthamor ose ndotja radioaktive;

b) lufta e çdo lloji, invazioni, konfliktet e tjera të armatosura, pavarësisht nëse lufta është shpallur ose jo, si dhe lufta civile;

c) trazirat civile, revolucionet, lëvizjet separatiste, kryengritjet popullore, rebelimet, revoltat, puçet, grushtet e shtetit, eksodet;

d) konfiskimet, rekuizimet apo shtetëzimet e detyruara, të kryera me urdhër të çdo qeverie apo autoriteti shtetëror;

e) trazirat, grevat, lokautet, sabotimet dhe terrorizmi. Me “terrorizëm” do të kuptohen veprimet e dhunshme ndaj pasurisë, përmes vjedhjeve, dëmtimeve apo shkatërrimeve masive, të kryera me qëllim cenimin e rendit publik dhe përhapjen e frikës dhe pasigurisë në publik;

f) shpallja e ligjit të luftës, deklarimi apo vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, anarkia ose mosfunksionimi i shtetit, qoftë edhe në pjesë të caktuara të vendit, pandemitë, si dhe rreziqe të tjera që nuk janë të mbuluara sipas kontratës;

g) dëmi i shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të siguruarit;

h) dëmi i shkaktuar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga veprime (akte) keqdashëse.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat