“Siguruesi nuk më pagoi mua, por bankën kur m’u dëmtua shtëpia nga tërmeti”, i shkruante një komentues Sigurime.Online.
Ky koment na shtyu ta shqyrtonim më nga afër rastin.
Qytetari kishte të drejtë në perceptimin e tij, por siguruesi nuk kishte bërë asnjë gabim. Në përputhje me kontratën e sigurimit, pagesa ishte kryer në favor të bankës për shumën e siguruar nga qytetari.
Kur sigurohet vetëm shuma e detyrimit të kredisë ndaj bankës, në rast dëmi do të shlyhet vetëm kjo vlerë dhe përfituesi i dëmshpërblimit është banka.
Për të përfituar vlerën e plotë të dëmit, që mund të pësojë banesa e lënë si kolateral dhe që qytetari të ketë mundësinë e riparimit për ta rikthyer të jetueshme, nevojitet një sigurim shtesë.
Në këtë kuptim, Sigurime.Online i sugjeroi qytetarit: “Siguro zgjuar edhe shtëpinë tënde. Veçanërisht kur ke marrëdhënie me bankën, mos kurse një sigurim shtesë”.
Nëse siguron vetëm shumën e kredisë, në rast dëmi kompania e sigurimit do të dëmshpërblejë vetëm atë shumë.
Nëse dëshiron të mbrosh vlerën e plotë të apartamentit që ke blerë, vepro me kujdes: kërko një policë shtesë dhe mos kurse 30–40 apo 50 euro në vit më shumë.
“Nuk ishte faji i siguruesit, por pesha e zgjedhjes tënde”, i thamë.
“Vepro po aq zgjuar sa banka, delegoja riskun e vlerës së apartamentit siguruesit”, është këshilla e duhur.




