13.5 C
Tirana
Thursday, April 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF dhe IFC takim për të ardhmen e shërbimeve financiare digjitale dhe...

AMF dhe IFC takim për të ardhmen e shërbimeve financiare digjitale dhe zhvillimin e tregjeve inovative në Shqipëri

Në kuadër të projektit të International Finance Corporation (IFC) “Shërbimet Financiare Digjitale” për Ballkanin Perëndimor, Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), znj. Merita Gurabardhi, së bashku me z. Aldion Baze, Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Finaciare të Regjistrave të Shpërndarë (DLT), zhvilluan një takim me përfaqësues të IFC – International Finance Corporation
Gjatë takimit, ekipi i IFC-së prezantoi një pasqyrë të projektit dhe të punës së realizuar gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri dhe në rajon në fushën e shërbimeve financiare digjitale. Prezantimi u fokusua në përpjekjet për forcimin e infrastrukturës mbështetëse, zhvillimin dhe kuptimin e produkteve të reja financiare, si dhe nxitjen e ekosistemit fintech.
Takimi u fokusua në progresin e reformave ligjore dhe rregullatore në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, duke përfshirë sektorë si sigurimet, pensionet, investimet, tregjet e kapitalit dhe kripto-asetet. Autoriteti prezantoi gjithashtu ecurinë e përafrimit me kuadrin europian, veçanërisht me rregulloren MiCA dhe aktin DORA, si dhe pritshmërinë për miratimin e projektligjit për kripto-asetet në muajt e ardhshëm. Palët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në rritjen e ndërgjegjësimit të tregut dhe zhvillimin e një “regulatory sandbox” për inovacionet financiare. Në përfundim, u theksua rëndësia e forcimit të dialogut me partnerët ndërkombëtarë për modernizimin dhe zhvillimin e tregjeve financiare në Shqipëri.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat