Një 50-vjeçar, punonjës teknik i një kompanie telefonike u gjet pa ndjenja në borë, pas një nate të kaluar në kushte të vështira atmosferike, pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz.
Punonjësi ishte aksidentuar pasi ishte rrëzuar nga lartësia e një antene.
Për fatin e mirë ai është gjetur rastësisht në gjendje jete dhe po merr trajtim spitalor.
Duke uruar shërimin e tij sa më të shpejtë, Sigurime.Online dëshiron të sjell në vëmendje një siguracion me rëndësi jetike, për të dëmtuarit në punë apo edhe në përditshmëri nga aksidentet, por edhe për familjarët e tyre, trashëgimtarët ligjore.
Sigurimi i mbrojtjes nga aksidentet quhet siguracioni.
Ky lloj sigurimi, nëse do t’u jepej punonjësve nga sipërmarrësi, do të kishte, veç të tjerash, edhe vlera simbolike.
Nga ana tjetër, punonjësit, nuk duhet të ngurrojnë ta porosisin edhe privatisht atë.
Fjala vjen, një punonjës manual, 50-vjeçar, për vetëm 12 mijë Lekë në vit mund të siguronte këtë lloj siguracioni, online, në sigal.al, paketën e tretë.
Kjo paketë sjell këto përfitime:
Deri në 3 milionë Lekë dëmshpërblime për familjarët në rast humbjeje jete.
Deri në 3 milionë Lekë dëmshpërblime për të dëmtuarin, në rast paaftësie të plotë, të përhershme.
Dëmshpërblim proporcional në raport me llojin e paaftësisë.
Mbulimi mund të shkojë deri në 5 milionë Lekë, në rast primi shtesë, nga 12 mijë në 20 mijë Lekë në vit.
Po ashtu, trajtimi spitalor deri në 1 mijë euro në rast aksidenti.




