13.5 C
Tirana
Thursday, April 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Sa kohë kam?", rregullimi ligjor i kohës për ta raportuar një dëm...

“Sa kohë kam?”, rregullimi ligjor i kohës për ta raportuar një dëm te kompania e sigurimeve

Afati i parashkrimit të palës të tretë të dëmtuar, për kërkimin e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit, është 2 vjet.

Periudha 2-vjetore llogaritet nga dita e ndodhjes të aksidentit.

Për këtë, në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë referenca konkrete merret nga neni 115.

Në nenin 115 të Kodit Civil të Rsh thuhet se parashkruhen brenda afateve prej:

a) gjashtë muaj paditë për pagimin e kushteve penale vlerësuese;
b) një viti paditë e rrjedhura nga kontratat e spedicionit;
c) gjashtë muaj paditë që rrjedhin nga transportimet e drejtpërdrejta të mallrave dhe të udhëtarëve
me anë të hekurudhës, automjeteve ose avionëve dhe prej një viti për të njëjtat padi që rrjedhin nga
transportimet detare ose të përziera;
ç) dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm;
d) tre vjetëve paditë për pagimin e qirave të banesave, dyqaneve, lokaleve dhe pasurive të tjera të
paluajtshme;
dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit
pasuror pa të drejtë.
e) një vit paditë për shpërblimin e dëmit jopasuror për cenimin e nderit, personalitetit ose
reputacionit.
Paditë e tjera parashkruhen brenda afateve të posaçme të caktuara në këtë Kod ose në ligje të tjera

Në këtë kuptim, pika “Ç” e shpreh qartë:

dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm;

Sipas nenit 115, shkronja ç) të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, pala e tretë e dëmtuar ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimin nga shoqëria e sigurimit brenda një afati 2-vjeçar.

  • Fillimi i afatit: nga dita e ndodhjes së aksidentit.
  • Kuptimi praktik: Nëse një person dëmtohet në një ngjarje të siguruar (p.sh. aksident rrugor), ai ka dy vjet për të ushtruar të drejtën e tij për kompensim. Pas përfundimit të këtij afati, kërkesa parashkruhet dhe nuk mund të ngrihet në gjykatë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat