13.5 C
Tirana
Thursday, April 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfitimet e ta raportuarit brenda 15 ditëve te kompania siguruese ndryshimin e...

Përfitimet e ta raportuarit brenda 15 ditëve te kompania siguruese ndryshimin e pronësisë

Shpesh kemi parë te karakteristikat e mjetit në shitje, në njoftimet publike të shitjeve të automjeteve informacionin: “me siguracion të prerë”.

Ajo që duhet ditur është se të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, kur ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, i kalojnë pronarit të ri dhe vlejnë deri në përfundimin e kontratës së sigurimit.

Pronari i ri, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, detyrohet të njoftojë shoqërinë e sigurimit për ndryshimin e pronësisë së mjetit dhe pasqyrimin e këtij ndryshimi në kontratën e sigurimit.

Një pyetje me shumë interes për Sigurime.Online vjen nga lexuesit e saj: 

Po nëse nuk e bëj njoftimin brenda 15-ditorit, çfarë penaliteti marr?

Nuk janë penalitetet përgjigjja, por efikasiteti i aktivizimit sa më të mirë dhe më të plotë të policës.

Së pari, nëse je palë e dëmtuar dhe përfitues dëmshpërblimi, ti do të doje që brenda 14 ditëve punë kompania siguruese të të paguante dëmin.

Mirëpo një kompani sigurimesh e ka të pamundur të të paguajë dëmin, për shkak të pamundësisë ligjore, pa një dosje të plotë, të mirëkopsitur.

Si përfitues, nga pozitat e blerësit të ri, që “letrat të jenë të qepura mirë” për çdo rast, do të duhet ta përmbushësh këtë pikë.

Mospërmbushja e kësaj pike e bën ligjërisht të paplotë dosjen tënde të dëmit.

Përndryshe do të të kushtojë kohë dhe burokraci, atëherë kur më shumë se kurrë do të kesh nevojë thjesht dhe vetëm për pagesën e dëmit.

Së dyti, nga pozita e shitësit, edhe sikur blerësi ta anashkalojë apo neglizhojë këtë njoftim, e mira është që për të kursyer procedurën e rirregullimit dhe ripastrimit të sistemit bonus-malus, ta njoftojë edhe ai shoqërinë kur pronësia ndryshon.

Blerësi i ri mund të shkaktojë një dëm dhe për shkak se në policën siguruese që do të mbulojë dëmin ndaj të tretëve mund të figurojë emri i pronarit të vjetër, sistemi automatikisht do ta ngarkojë pronarin e vjetër me historik dëmi, çfarë do t’i përkthehet në regjistrim në malus dhe barrë financiare për siguracionin e ardhshëm.

Në mënyrë që kjo situatë të shmanget, këshillohet koordinim mes blerësit dhe shitësit dhe njoftim i njëhershëm i shoqërisë siguruese për ndryshimin e pronësisë së mjetit.

Përfitimi këtu bëhet dyfish i padrejtë dhe problematik, sepse bonusin e fiton dikush që do të duhej të ishte në regjistrin malus dhe malusi i ngarkohet dikujt që e ka lënë policën e pastër te pronari i ri.

Në këtë mënyrë, duke kryer njoftimin brenda 15-ditorit, shitësi “nuk e mban kokën prapa”, dhe blerësi, sidomos nëse polica është e kompanive të mëdha dhe serioze si SIGAL, përfiton menjëherë brenda 14 ditësh pune, pa pritje të stërgjatura për shkak paplotësie të dosjes së dëmit dhe pa burokraci shtesë për të ripërshtatur dokumentacionin e duhur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat