17.5 C
Tirana
Wednesday, April 1, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMbështetja e Japonisë për Ballkanin Perëndimor: Mesazhet e ambasadores japoneze në Forumin...

Mbështetja e Japonisë për Ballkanin Perëndimor: Mesazhet e ambasadores japoneze në Forumin e AJCCI

Në Forumin e Dytë të biznesit, organizuar në Tiranë nga Dhoma Shqiptaro-Japoneze e Biznesit dhe Industrisë nën kujdesin e presidentit Avni Ponari, ambasadorja japoneze Kikuto Kato përcolli mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Ajo theksoi se që nga viti 2018, Japonia mbështet reformat ekonomike dhe sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Europian, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në këtë kuadër, Japonia po inkurajon kompanitë e saj të investojnë dhe të zhvillojnë aktivitet në rajon, përmes masave konkrete si misionet e biznesit të organizuara nga JETRO. Sipas saj, mbështetja e kompanive japoneze jashtë vendit mbetet një prioritet i diplomacisë japoneze. Ambasada në Tiranë do të vijojë bashkëpunimin me AJCCI, duke synuar forcimin e marrëdhënieve biznes me biznes dhe thellimin e lidhjeve ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë.

Ambasadorja e Japonisë në Tiranë theksoi se forumi ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve shqiptarë mbi rolin e Dhoma Shqiptaro-Japoneze e Biznesit dhe Industrisë në zhvillimin e bashkëpunimeve konkrete. Një shembull i tillë është partneriteti me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në qytetin e rëndësishëm të Chiba.

Forumi u përshëndet gjithashtu përmes videomesazheve nga Hidetoshi Sakuma, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Çiba, dhe Kjoko Spektor, konsulle e nderit e Shqipërisë në Çiba, të cilët e vlerësuan këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe biznesore midis dy vendeve.

Manuel Kaneko, përfaqësuesi i JETRO, Organizates Japoneze per tregti te Jashtme me zyre ne Viene, vendosi theksin te tre fjale kyce, Qartesi, Nderlidhje dhe Vazhdimesi. Ai shprehu mbeshtetjen per forumin, duke e pare si nje ekosistem qe garanton nderlidhjet dhe perspektiven lokale. Z. Kaneko shprehu mbeshtetjen per nismat qe promovojne vecanerisht inovacionin, duke evidentuar si segmente me shume interes manifakturen dhe teknologjine.

AJCCI, e mbështetur nga ambasada që prej themelimit, ka zhvilluar vizita në Japoni në vitet 2023 dhe 2025, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe komunitetin e biznesit japonez. Organizata vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj dhe mirëpret interesin e biznesmenëve shqiptarë për t’u bërë pjesë e saj.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat