16.5 C
Tirana
Wednesday, April 1, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Mjetin tim e dëmtoi rimorkioja e mjetit tjetër, a përfitoj nga TPL?",...

“Mjetin tim e dëmtoi rimorkioja e mjetit tjetër, a përfitoj nga TPL?”, përgjigjja nga perspektiva e siguruesit

Sigurimi i detyrueshëm motorik i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, të tjerëve, parashikon edhe situatën e pyetjes që sollëm për trajtim në këtë shkrim:

“A përfitoj dëmshpërblim nga drejtuesi i mjetit motorik, nëse është rimorkioja e tij që më dëmton?”, është pyetja e lexuesve të Sigurime. Online.

Përgjigjja është po.

Kushtet kontratuale të policës TPL e shprehnin qartë.

Për këtë mjafton të gjendet referencë te pika 3 e Dispozitave të Përgjithshme:

“Përgjegjësia e pronarit të mjetit motorik zbatohet për dëmet e shkaktuara si nga mjeti tërheqës, edhe nga mjeti i tërhequr”.

Në këtë punim, polica siguruese TPL aktivizohet për mbulimin e përgjegjësisë ndaj të tretëve edhe nga mjeti i tërhequr.

Kuptohet, shumë kyç, në këtë proces, është përcaktimi i qartë i fajësisë. TPL-ja e mjetit me rimorkio do të aktivizohet kur shkakësia, fajësia, i rëndon atij.

Kështu që, nëse mjeti i tërhequr nga mjeti motorik, shkaktoi dëm material ose jomaterial te ty, polica siguruese e mjetit shkaktar, do të ta mbulojë dëmin e shkaktuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat