Një aksident i rëndë u regjistrua sot në Vlorë. Një grua u aksidentua mbi vijat e bardha.
Sipas Ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor”, ekzistojnë mekanizma mbrojtës për të dëmtuarit, edhe kur shkaktari i aksidentit nuk ka apo nuk dorëzon siguracionin TPL.
Ligji 32/2021 parashikon qartë të drejtën e këmbësorit të dëmtuar, si palë e tretë, që me të dokumentuar fajësinë e mjetit shkaktar të aksidentit, të kërkojë dëmshpërblim për dëme jopasurore nga mjeti shkaktar.
Ligji parashikon qartë edhe përfitimet që i takojnë palës së dëmtuar, sapo dokumentohet fajësia e mjetit shkaktar.




