27.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve për 2 muajt e parë të vitit 2026: Rritje...

Tregu i sigurimeve për 2 muajt e parë të vitit 2026: Rritje në vëllim primesh, në numër kontratash dhe në pagesë dëmesh

Sipas raportit zyrtar të AMF-së, për muajt janar-shkurt 2026, 2-mujori i parë i vitit, në tërësi tregu i sigurimeve u rrit me 3.07% në drejtim të vëllimit të primeve të shkruara bruto: rritje prej 116,792 mijë Lekësh, duke arritur në totalin e 3,927,194,000 Lekë, ose afërsisht 40.8 milionë euro.

Numri i kontratave u rrit me 0.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 228,358 kontrata u regjistruan në 2 muajt e parë të këtij viti.

Segmenti i jojetës:

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 3,563,902 mijë Lekë (ose afërsisht 36.99 milionë euro) duke shënuar një rritje në masën 3.31% krahasuar me 2-mujorin e parë të vitit 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 204,141 duke shënuar një rritje në masën 0.07% krahasuar me 2-mujorëshin e parë 2025.

Segmenti i jetës:

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 363,235 mijë Lekë duke shënuar një rritje në masën 1.13 % krahasuar me 2 muajt e parë të vitit 2025.

3.77 milionë euro afërsisht regjistrohen si prime të shkruara bruto në segmentin e jetës.

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 24,214 duke shënuar një rritje në masën 1.51 % krahasuar me janar-shkurt 2025.

Dëme të paguara:

Gjatë periudhës Janar – Shkurt 2026 janë paguar gjithsej 1,376,983 mijë lekë dëme ose 8.50 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, 2025.

Numri i dëmeve të paguara në Janar – Shkurt 2026 është rritur me 688 deme dhe arriti shifrën 12,799 nga të cilat 12,123 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, 676 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës .

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat