Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL për dy muajt e parë të vitit 2026, pagoi 60,146,000 Lekë si dëmshpërblime në siguracionet e pronës.
Kjo shifër shënon një rritje prej 356.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Industria e sigurimeve, në total, përsa u përket dëmeve në pronë, për dy muajt e parë të vitit 2026 pagoi 170,951,000 Lekë, ose 415.21% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të AMF, SIGAL INSURANCE pagoi 35.18% të totalit të tregut të sigurimeve të pronës, në të cilin operojnë 8 kompani.
Thënë ndryshe, më shumë se sa 1 në 3 dëme të pronës paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.




