16.5 C
Tirana
Monday, March 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatër automjete përplasen në Durrës-Tiranë: Shtatë këshilla kyçe për drejtuesit

Katër automjete përplasen në Durrës-Tiranë: Shtatë këshilla kyçe për drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, vetëm pak momente më parë. Sipas pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, në aksident janë përfshirë 4 automjete, ndërsa për fatin e mirë nuk ka raportime për viktima.

Sigurime.Online uron që dëmet në jetë dhe në shëndet nga ky aksident të mbeten në nivelet më të ulëta dhe risjell në vëmendje disa këshilla kyçe nga perspektiva e siguracioneve:

Katër këshillat kyçe:

Këshilla e parë: Njih 5 siguracionet e SIGAL që të mbrojnë më së miri

TPL, TPL Plus, Siguracion nga Aksidentet Personale, KASKO dhe MINIKASKO

Nga këndvështrimi i sigurimeve, siguracioni i detyrueshëm motorik (TPL) mbulon dëmet ndaj palëve të treta, përfshirë pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve të dëmtuara, si për dëmet materiale ashtu edhe për ato jomateriale.

Mjeti shkaktar i aksidentit, i cili përcaktohet nga raporti policor, përmes siguracionit TPL mund të zhdëmtojë deri në 750 mijë euro në total për dëme materiale dhe jomateriale ndaj të dëmtuarve.

Megjithatë, TPL nuk mbulon dëmet e vetë mjetit shkaktar dhe as dëmtimet shëndetësore të drejtuesit të tij.

Për këtë arsye, drejtuesi shkaktar duhet të njohë dhe të konsiderojë siguracione të tjera plotësuese:

  • Sigurimi i aksidenteve personale, që mbulon dëmtimet shëndetësore të drejtuesit;
  • Minikasko, që ofron mbulim për dëmet materiale të mjetit deri në 10 mijë euro;
  • Kasko, që mbulon dëmet e mjetit deri në vlerën e plotë të tij.

Një element i rëndësishëm është edhe përdorimi i alkoolit. Në raste të tilla, drejtuesi rrezikon të humbasë të drejtën e përfitimit nga siguracioni TPL.

Megjithatë, përmes produktit shtesë TPL Plus, mund të ofrohet dëmshpërblim për palët e treta deri në 10 mijë euro, nëse niveli i alkoolit nuk kalon 0.5 mg/l dhe vetëm për dëme materiale.

Këshilla e dytë: Shmang ndërmjetësit nëse je përfitues, përfitoje vetë 100% të asaj që ta garanton ligji

Të dëmtuarit në shëndet, për përfitimin e kompensimeve, këshillohet t’i drejtohen drejtpërdrejt kompanisë së sigurimeve, e cila i asiston falas në plotësimin e dokumentacionit. Pas dorëzimit të dosjes, kompensimi mund të përfitohet brenda 14 ditësh, duke marrë 100% të shumës që u takon sipas kontratës, pa qenë e nevojshme ndarja me zyra avokatore.

Këshilla e tretë: Kujto që tregu i sigurimeve është i mbikëqyrur, ti ke se ku të ankohesh, falas!

Në rast se kompania e sigurimit nuk zhdëmton sipas parashikimeve ligjore, qytetarët mund t’i drejtohen Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili ofron edhe një zyrë ankesash online, pa kosto shtesë.

Këshilla e katërt: Nëse ke siguracionin KASKO ose MINIKASKO, mos e merr përsipër përgjegjësinë e aksidentit pa patur faj, edhe sikur të jetë punonjësi i policisë që ta kërkon verbalisht. Mos firmos pranimin e një faji që nuk është i yti. Së pari, sepse dëmin do të duhet ta dokumentosh në mënyrë të rregullt dhe të besueshme e çdo parregullsi i jep të drejtën kompanisë së sigurimeve të mos e njohë dëmin. Së dyti, mashtrimi në sigurime të ngarkon përgjegjësi penale sipas ligjit shqiptar. Së treti, sistemi bonus-malus të ngarkon me çmime më të larta siguracioni dhe së fundmi, do të regjistrohesh në listën kombëtare të shkaktarëve të dëmeve.

Këshilla e pestë: Sigurohu sa më shumë, të mos jesh i siguruar në rrugët shqiptare të kushton më shumë se sa të gjitha siguraiconet të marra së bashku.

Këshilla e gjashtë: Sigurohu në SIGAL, paguesja kryesore e dëmeve në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut, 1 në 6 dëme të industrisë së sigurimeve në këtë rajon paguhet nga SIGAL Insurance Group.

Këshilla e shtatë: Drejto makinën me kujdes dhe respekto rregullat e qarkullimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat