16.5 C
Tirana
Monday, March 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy muajt e parë të 2026: SIGAL pagoi 23.98% të dëmeve totale...

Dy muajt e parë të 2026: SIGAL pagoi 23.98% të dëmeve totale në sigurimet e jetës

Në segmentin e sigurimeve të jetës, me 5 operatorë pjesëmarrës, SIGAL pagoi 23.98% të totalit të dëmeve, duke dëmshpërblyer 19 raste me vlerën 12,411,000 Lekë.

Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 51,761,000 Leke pagoi në total segmenti i sigurimeve të jetës në dy muajt e parë të vitit, janar-shkurt 2026.

363,235,000 Lekë shkoi vëllimi i primeve të shkruara bruto të këtij segmenti të industrisë, që do të thotë rritje me 1.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitin 2025, sipas raportit vjetor, SIGAL në segmentin e sigurimeve të jetës pagoi në total 133,915,000 Lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat