Sipas të dhënave nga raporti i janar–shkurtit 2026, kompania SIGAL vijon të kryesojë pagesën e dëmeve në industrinë e sigurimeve, në segmentet jetë dhe jojetë të marra së bashku.
Në sigurimet e jetës, SIGAL ka paguar 12,411,000 lekë për 19 raste dëmesh, duke përfaqësuar 23.98% të totalit të dëmeve të paguara nga segmenti i sigurimeve të jetës. Në total tregu pagoi 51,761,000 Lekë në dy muajt e parë të këtij viti.
Ndërkohë, në sigurimet e jojetës, kompania ka paguar 361,927,000 lekë për 3,382 dëme, duke zënë 28.14% të tregut, ose 2.09% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Totali i dëmeve të paguara nga industria në këtë segment arrin në 1,285,968,000 Lekë.
Në total, për të dy segmentet (jetë + jojetë) SIGAL për muajt janar dhe shkurt të vitit 2026, ka paguar 374,338,000 Lekë dëmshpërblime. I gjithë tregu ka paguar 1,337,729,000 Lekë. SIGAL dëmshpërblen 27.98% të të gjitha dëmeve në tregun e sigurimeve.
Këto shifra konfirmojnë gatishmërinë e kompanisë për të paguar me përpikëri dhe korrektesë klientët e vetë atëherë kur më së shumti ata kanë nevojë.




