15.5 C
Tirana
Thursday, March 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKatër të plagosur në Rrugën e Kombit, katër siguracionet që duhet të...

Katër të plagosur në Rrugën e Kombit, katër siguracionet që duhet të njihni

Katër të plagosur në aksident në Rrugën e Kombit, këshilla për siguracionet

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një “Mini Cooper” dhe një automjet tip “Golf 6”.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë, policia që mbërriti në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Katër siguracionet që duhen njohur

Nga këndvështrimi i sigurimeve, siguracioni i detyrueshëm motorik (TPL) mbulon dëmet ndaj palëve të treta, përfshirë pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve të dëmtuara, si për dëmet materiale ashtu edhe për ato jomateriale.

Mjeti shkaktar i aksidentit, i cili përcaktohet nga raporti policor, përmes siguracionit TPL mund të zhdëmtojë deri në 750 mijë euro në total për dëme materiale dhe jomateriale ndaj të dëmtuarve.

Megjithatë, TPL nuk mbulon dëmet e vetë mjetit shkaktar dhe as dëmtimet shëndetësore të drejtuesit të tij.

Për këtë arsye, drejtuesi shkaktar duhet të njohë dhe të konsiderojë siguracione të tjera plotësuese:

  • Sigurimi i aksidenteve personale, që mbulon dëmtimet shëndetësore të drejtuesit;
  • Minikasko, që ofron mbulim për dëmet materiale të mjetit deri në 10 mijë euro;
  • Kasko, që mbulon dëmet e mjetit deri në vlerën e plotë të tij.

Një element i rëndësishëm është edhe përdorimi i alkoolit. Në raste të tilla, drejtuesi rrezikon të humbasë të drejtën e përfitimit nga siguracioni TPL.

Megjithatë, përmes produktit shtesë TPL Plus, mund të ofrohet dëmshpërblim për palët e treta deri në 10 mijë euro, nëse niveli i alkoolit nuk kalon 0.5 mg/l dhe vetëm për dëme materiale.

Këshilla vendimtare:

Të dëmtuarit në shëndet, për përfitimin e kompensimeve, këshillohet t’i drejtohen drejtpërdrejt kompanisë së sigurimeve, e cila i asiston falas në plotësimin e dokumentacionit. Pas dorëzimit të dosjes, kompensimi mund të përfitohet brenda 14 ditësh, duke marrë 100% të shumës që u takon sipas kontratës, pa qenë e nevojshme ndarja me zyra avokatore.

Në rast se kompania e sigurimit nuk zhdëmton sipas parashikimeve ligjore, qytetarët mund t’i drejtohen Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili ofron edhe një zyrë ankesash online, pa kosto shtesë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat