15.5 C
Tirana
Thursday, March 26, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse nuk mund të aktivizohet KASKO edhe sikur kamionçina e djegur ta...

Përse nuk mund të aktivizohet KASKO edhe sikur kamionçina e djegur ta kishte si siguracion

Dje, në afërsi të tunelit të Skërficës, rruga që shpie në fshatin Senicë, në bashkinë Delvinë, një kamionçinë u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua.

Nga perspektiva e sigurimeve lind një pyetje e rëndësishme: a do të përfitonte dëmshpërblim nëse kamionçina kishte siguracion KASKO?

Nga informacionet paraprake, kamionçina nuk e ka patur një siguracion të tillë, por hipotetikisht, edhe sikur ta kishte, ky siguracion nuk do të aktivizohej.

Hetimi dhe raporti policor për shkaqet e zjarrit kanë rëndësi kyçe.

Siguracioni KASKO mbulon zjarrin si rrezik, por kontratat përjashtojnë zjarrin e brendshëm që shkaktohet nga defekte elektrike ose mekanike të vetë mjetit.

Nëse, siç raportohet paraprakisht, zjarri ka ardhur për shkak të këtyre defekteve të brendshme, edhe sikur kamionçina të kishte siguracion KASKO, ky siguracion nuk do të aktivizohej.

Po çfarë mbulon siguracioni KASKO? E GJENI KËTU:

https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat