Një raport i Oliver Wyman paralajmëron se shpenzimet globale për shëndetësinë mund të dyfishohen deri në vitin 2040, duke arritur në 23.1 trilionë dollarë, nëse nuk rritet produktiviteti i sistemit.
Sipas analizës, faktorë si plakja e popullsisë, mungesa e fuqisë punëtore dhe joefikasitetet po nxisin rritjen e kostove.
Megjithatë situata nuk është kaq e pashpresë. Sinjale shprese ka:
Përdorimi i inteligjencës artificiale, robotikës dhe automatizimit mund të kompensojë deri në 60% të kësaj rritjeje.
Raporti vlerëson se teknologjitë e avancuara mund të sjellin ulje të kostove deri në 22% në vit deri në 2040, nëse adoptohen në mënyrë të gjerë dhe të koordinuar.
Në skenarin më optimist, kursimet mund të arrijnë deri në 5.1 trilionë dollarë në vit, ndërsa edhe një adoptim më i ngadaltë do të sillte përfitime të konsiderueshme.
Ekspertët theksojnë se ky transformim jo vetëm ul kostot, por hap edhe tregje të reja për inovacion në teknologji mjekësore, duke rritur kërkesën për sigurime në fusha si kibernetika dhe përgjegjësia e produkteve.
Raporti e cilëson këtë moment si një “reset” të madh të produktivitetit në shëndetësi, ku teknologjia pritet të luajë rol kyç në të ardhmen e sektorit.




